Side Area Logo
Mirë se vini në faqen tonë të internetit
Lidhu me ne
 

Fondi pensional vullnetar

SHTYLLA E TRETË PENSIONALE – SIGURIM VULLNETAR PENSIONAL ME FINANCIM KAPITAL

Mundëson sigurim shtesë pensional bazuar në kapitalizimin e mjeteve të paguara.

Qëllimi bazë i Shtyllës së tretë pensionale, pavarësisht nga sigurimi pensional shtetëror, është të sigurojë të ardhura më të larta pas daljes në pension të personave të punësuar, të ardhura pensionale për personat që nuk janë të punësuar ose që i përkasin kategorisë e të papunëve afatgjatë, personave të punësuar në projekte ose në misione të huaja, persona të cilët nuk kanë të ardhura mbi asnjë bazë, sigurim pensional shtesë të palëve të treta – bashkëshortë, anëtarë të familjes, ose të ardhura pensionale të të gjithë personave që janë të moshës 15 deri 70 vjet, por që nuk kanë realizuar të drejtën e pensionit në përputhje me Ligjin për sigurim pensional dhe invalidor, as nuk janë përdorues e së njëjtës, ose persona që nuk tërheqin mjete në përputhje me Ligjin për sigurim pensional i detyrueshëm me financim kapital dhe nuk realizojnë kontribut pensional në përputhje me Ligjin për sigurim pensional vullnetar me financim kapital.

Sigurimi pensional vullnetar mundëson dhe sigurim pensional vullnetar kolektiv – skema pensionale profesionale ku punëdhënësit paguajnë mjete shtesë për sigurim pensional për të gjithë ose për një pjesë të punonjësve të tyre.

Parimi i akumulimit dhe kapitalizimit të mjeteve të llogarive vullnetare individuale dhe profesionale, i mbështetur me investime të mjeteve të fondeve vullnetare pensionale dhe formimin e kontributeve të ardhshme pensionale nga fondet vullnetare (në bazë të shumës dhe periudhës së pagimit të mjeteve, kontributet e paguara dhe fitimi nga investimet), mundëson përcaktimin e shumës së mjeteve të akumuluara që përdoren për pagimin e kontributeve pensionale nga fondet vullnetare.