KB Shoqëria e parë pensionale SHA Shkup është themeluar dhe regjistruar në maj të vitit 2005, në përputhje me Ligjin për shoqëritë tregtare dhe ligjin për sigurim të detyrueshëm pensional me financim kapital. Kompania punon në kuadër të Shtyllës së dytë dhe të tretë pensionale të sistemit të reformuar pensional, ose më saktë me kursime pensionale të detyrueshme dhe vullnetare. Në fund të vitit 2009, KB Shoqëria e parë pensionale filloi me sigurimin pensional vullnetar ose me Shtyllën e tretë pensionale, kursime për pensione për kompani dhe/ose individë.