Side Area Logo
Mirë se vini në faqen tonë të internetit
Lidhu me ne
 

Politika e privatësisë

POLITIKË për privatësinë dhe ‘cookies’ të KB Shoqëria e pare pensionale AD Shkup

KB Shoqëria e pare pensionale AD Shkup (në tekstin e mëposhtëm: Shoqëria), në përputhje me veprimtarinë që ushtron, bën edhe përpunimin e të dhënave personale në përputhje me dispozitat në fuqi në R. e Maqedonisë së Veriut.

 

Shoqëria kujdeset për privatësinë përmes respektimit të së drejtës për privatësi, respektimit të parimeve dhe dispozitave për mbrojtjen e të dhënave personale dhe përpunimit ligjor të tyre, duke përdorur masa të shumta teknike dhe organizative.

Qëllimi dhe baza ligjore për përpunimin e të dhënave personale

Të dhënat personale që i mbledh Shoqëria në rolin e Kontrolluesit, e që janë objekt përpunimi të mëtejshëm, i mbledh dhe i përpunon vetëm kur ekziston një arsye ligjore, një qëllim dhe një bazë juridike. Ligjshmëria sigurohet nëse është përmbushur të paktën një nga kushtet e mëposhtme:

 

        1. Kontrata – në raste të caktuara, përpunimi i të dhënave personale të subjekteve të të dhënave personale do të jetë i nevojshëm për realizimin e një kontrate në të cilën subjekti i të dhënave personale është palë kontraktuese, ose për të ndërmarrë veprime me kërkesë të subjektit të të dhënave personale para lidhjes së kontratës. Për shembull, me rastin e lidhjes së kontratës për anëtarësim në një fond të detyrueshëm/vullnetar pensional, lidhja e kontratës për skemë pensionale profesionale, lidhja e kontratës për pagesën e kompensimit pensional, etj.
        2. Detyrimi ligjor – Shoqëria, në raste të caktuara, përpunon të dhëna personale në përputhje me detyrimet ligjore (Ligji për sigurimin pensional të detyrueshëm të financuar me kapital, Ligji për sigurimin pensional vullnetar të financuar me kapital, Ligji për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, Ligji për tatimin mbi të ardhurat personale, Ligji për marrëdhëniet e punës, dhe dispozita të tjera në fuqi), siç është për shembull kur vendosim një marrëdhënie afariste me subjektin e të dhënave personale si klient i Shoqërisë në përputhje me ligjin, vërtetimi i identitetit, identifikimi dhe verifikimi i klientëve për qëllime të parandalimit të pastrimit të parave, përmbushja e detyrimeve për pagesën e tatimit personal mbi të ardhurat, etj.
        3. Pëlqimi – Shoqëria përpunon të dhëna personale bazuar në pëlqimin për përpunimin e të dhënave personale për qëllime të caktuara (p.sh. për qëllime të marketingut direkt). Subjektet e të dhënave personale kanë të drejtë të tërheqin pëlqimin në çdo kohë, në mënyrë të thjeshtë, pas ëka menjlherë do të ndalet përpunimi i të dhënave tuaja personale për qëllimin për të cilin është dhënë pëlqimi. Tërheqja e pëlqimit nuk ndikon në përpunimin e të dhënave të përpunuara para tërheqjes së pëlqimit.
        4. Interesi legjitim – Shoqëria, në raste të caktuara, përpunon të dhëna personale të subjekteve të të dhënave për qëllime të interesit legjitim të Shoqërisë, dhe këtë vetëm në raste kur interesi legjitim prevalon mbi të drejtat dhe liritë e subjektit të të dhënave personale, si për shembull: gjatë vlerësimit dhe optimizimit të procedurave të sigurisë, sistemeve IT, mbrojtjes së sigurisë dhe avancimit të sistemeve të teknologjisë informatike dhe komunikimit të Shoqërisë, etj.
Volumi i përpunimit

Në përputhje me rregullativën, Shoqëria në kuadër të veprimtarisë së saj primare, përpunon të dhënat personale që i merr nga klientët me rastin e lidhjes dhe gjatë kohëzgjatjes së marrëdhënies afariste, gjegjësisht nga anëtarët e fondeve pensionale me të cilat ajo menaxhon, trashëgimtarët, shfrytëzuesit e pensioneve, agjentët, punonjësit dhe kategori të tjera të subjekteve të të dhënave personale, si dhe nga personat juridikë me të cilët Shoqëria ka bashkëpunim afarist në kuadër të fondit pensional vullnetar. Njëkohësisht, Shoqëria përpunon të dhëna personale që në përputhje me rregulllativën, i merr nga Agjencia për Supervizion të Sigurimit Pensional të Financuar me Kapital (MAPAS) dhe nga Fondi për Sigurim Pensional dhe Invalidor i Maqedonisë së Veriut. Të dhënat personale përfshijnë, por nuk kufizohen në emër, mbiemër, adresë, të dhëna kontakti, datën dhe vendin e lindjes dhe shtetësinë, të dhëna që kanë të bëjnë me identifikimin (p.sh., kopje/të dhëna nga dokumenti për identifikim personal), më tej të dhëna nga llogaritë individuale, individuale vullnetare dhe profesionale të anëtarëve dhe anëtarëve të pensionuar të fondeve pensionale, etj. Shoqëria ka obligim edhe t’i informojë anëtarët e saj lidhur me të drejtat e tyre në raport me sigurimin pensional, si dhe për informacione lidhur me statusin e tyre në Shoqëri, ndryshimet në rregullativën ligjore, lëvizjen e tregjeve financiare, të ardhurat e realizuara, kompensimet e arkëtuara dhe për informacione të tjera në lidhje me sistemin pensional. Gjatë përpunimit të të dhënave personale, Shoqëria përdor masa të përshtatshme teknike dhe organizative, me qëllim të sigurimit të mbrojtjes së përpunimit të tyre. Në këtë drejtim, Shoqëria kryen rregullisht kontrolle të brendshme, revizioene të jashtme, vlerësime të cenueshmërisë dhe teste penetrimi, përmes të cilave përcaktohet dhe konfirmohet niveli i konfidencialitetit, sigurisë, integritetit dhe disponueshmërisë së IS-së dhe të dhënave që përpunohen në kuadër të tij. Afatet e ruajtjes së të dhënave që përpunohen janë të definuara në përputhje me ligjin dhe aktet e brendshme, dhe pas skadimit të këtyre afateve, të dhënat asgjësohen sipas procedurave të parashikuara interne.

 

Shoqëria synon të sigurojë të dhëna sa më të përditësuara nga subjektet e të dhënave personale me qëllim njoftimin e tyre në kohë.

Persona të autorizuar për përpunimin e të dhënave personale

Në lidhje me përpunimin e të dhënave personale, Shoqëria lëshon autorizime të posaçme për përpunimin e tyre për personat që kanë marrëdhënie afariste të kontraktuar me Shoqërinë. Këta persona të autorizuar, përpara fillimit të punës së tyre, e njëkohësisht nëpërmjet organizimit të trajnimeve të vazhdueshme, njihen me mbrojtjen e përpunimit të të dhënave personale. Personat e autorizuar kanë nënshkruar me dorën e vet Deklaratë për konfidencialitet dhe mbrojtje të përpunimit të të dhënave personale.

Serviset e Shoqërisë
Portali – Llogaria ime

Gjatë shfrytëzimit të portalit për llogari personale, prej personave që  lajmërohen, Shoqëria i mbledh këto kategori të dhënash: emri i përdoruesit, fjalëkalimi (në formë të palexueshme), IP adresa, data dhe koha e lajmërimit. Shkëmbimi i të dhënave ndërmjet portalit të Shoqërisë dhe përdoruesve që lajmërohen në portal (p.sh. emri i përdoruesi dhe fjalëkalimi) bëhet përmes një lidhjeje të kriptuar (https). Sipas ligjit, çdo anëtar dhe anëtar i pensionuar i fondeve që menaxhohen nga Shoqëria duhet të marrë emër përdoruesi dhe fjalëkalim përkatës për lajmërim në portal.

Forma e kontaktit

Me shfrytëzimin e formës së kontaktit, personat ia dorëzojnë Shoqërisë këto të dhëna: emër dhe mbiemër, e-mail, telefon. Shkëmbimi i të dhënave midis faqes së internetit të Shoqërisë (forma e kontaktit) dhe personave që i fusin të dhënat bëhet përmes një lidhjeje të kriptuar (https). Të dhënat që Shoqëria i merr përmes kësaj forme do të përdoren vetëm për komunikim me dërguesin në lidhje me mesazhin e tij.

Ueb-komunikimi (Web Chat)

Ky servis shërben për të marrë informacione të përgjithshme në lidhje me sistemin pensional, informacione për Shoqërinë, si dhe për të marrë informacione për statusin e personave që janë anëtarë në ndonjërin nga fondet që menaxhohen nga Shoqëria.

Të dhënat që Shoqëria i merr përmes chat-it do të përdoren vetëm për komunikim me dërguesin në lidhje me mesazhin e tij.

Telefoni i kontaktit – 02/3243777

Ky servis shërben për të marrë informacione të përgjithshme në lidhje me sistemin pensional, informacione për Shoqërinë, si dhe për të marrë informacione për statusin e personave që janë anëtarë në ndonjërin nga fondet që menaxhohen nga Shoqëria. Të gjitha thirrjet e vendosura në numrin e kontaktit të Shoqërisë regjistrohen me qëllim kontrollin e cilësisë së shërbimit si dhe përmirësimin e informimit të anëtarësisë.

Kanale të tjera

Kanale të tjera përmes të cilave mblidhen të dhëna personale janë: lidhja e kontratave për anëtarësim në fondin e detyrueshlm pensional dhe lidhja e kontratave për anëtarësim dhe skemat pensionale profesionale në fondin pensional vullnetar, si dhe të gjitha proceset shoqëruese që lidhen me anëtarësimin në fondet pensionale, trashëgimitë, marrëdhëniet e punës, kryerja e punëve të agjentit dhe kanaleve të tjera në përputhje me rregullativën në fuqi.

Të drejtat e subjekteve për mbrojtjen e të dhënave personale

Sipas Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale, Ju keni disa të drejta për të cilat duhet të Ju informojmë. Të drejtat që ju takojnë varen nga qëllimi, respektivisht arsyeja për përpunimin e të dhënave tuaja personale. Më shumë informacione mbi këtë temë mund të gjeni në faqen zyrtare të Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale www.azlp.mk ose duke bërë pyetje te oficeri ynë për mbrojtjen e të dhënave personale apo te organi shtetëror përkatës, respektivisht te trupi rregullator: info@privacy.mk. Më poshtë do të gjeni informacionet bazë në lidhje me të drejtat e përmendura:

 

1. E drejta për t’u informuar

Keni të drejtë të informoheni se cilat të dhëna personale përpunohen për ju, dhe cili është qëllimi dhe baza ligjore e përpunimit të tyre.

2. E drejta e qasjes

Keni të drejtë të kërkoni nga ne kopje të të dhënave tuaja personale. Keni të drejtë të merrni konfirmim nga Shoqëria nëse të dhënat tuaja personale përpunohen, qasje në të dhënat personale dhe informata mbi qëllimet e përpunimit, kategoritë e të dhënave, shfrytëzuesit të cilëve u janë zbuluar, afatin e ruajtjes, etj.

3. E drejta për korrigjim

Keni të drejtë të kërkoni nga ne të korigjojmë informacionet që mendoni se janë të pasakta. Po ashtu, keni të drejtë të kërkoni t’i kompletojmë informacionet që konsideroni se janë të paplota. Kjo e drejtë gjithmonë zbatohet.

4. E drejta për fshirje

Keni të drejtë të kërkoni nga ne që të fshijmë të dhënat tuaja personale në rrethana të caktuara. Kjo e drejtë zbatohet vetëm në kushte të veçanta konform ligjit.

5. E drejta për kufizim të përpunimit

Keni të drejtë të kërkoni nga ne që të kufizojmë, përkatësisht të ndërpresim përpunimin e të dhënave tuaja personale në rrethana të caktuara, konform ligjit.

6. E drejta për tërheqjen e pëlqimit për përpunim (kërkesë që të ndërpritet tërësisht përpunimi)

Keni të drejtë të kundërshtoni përpunimin, përkatësisht të tërhiqni pëlqimin tuaj në rastet e parashikuara me dispozitat në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale.

7. E drejta për transferueshmëri të të dhënave

Keni të drejtë të kërkoni që të dhënat tuaja personale t’i transferojmë nga një organizatë (kontrollor) në një tjetër, ose t’ua japi juve. Kjo e drejtë zbatohet vetëm nëse përpunimi bazohet në pëlqimin tuaj, ose është pjesë e procesit të lidhjes së një kontrate në të cilën ju jeni palë, dhe nëse përpunimi është i automatizuar. Në lidhje me sa më sipër, janë parashikuar disa përjashtime të caktuara dhe në përputhje me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale.

8. E drejta për t’u ankuar (E drejta për kundërshtim)

Ne punojmë me standarde të larta sa i përket përpunimit të të dhënave tuaja personale, megjithatë, nëse keni ndonjë pyetje apo shqetësim, na kontaktoni në: contact@kbprvo.com.mk, dhe ne do t’ju përgjigjemi.

 

Nëse megjithatë mbeteni të pakënaqur dhe mendoni se përpunimi i të dhënave tuaja personale nga ana e Shoqërisë bie ndesh me dispozitat për mbrojtjen e të dhënave personale, mund të paraqisni ankesë pranë Agjencisë për mbrojtjen e të dhënave personale në info@privacy.mk.
Formularët përkatës që kanë të bëjnë me të drejtat e subjekteve të të dhënave personale janë të disponueshëm në faqen e internetit të Shoqërisë, në seksionin “Dokumente për anëtarët”.

Profilizimi

Shoqëria nuk bën profilizim të subjekteve të të dhënave personale për çfarëdo qëllimi.

Marketingu i drejtpërdrejtë

Shoqëria mund të bëjë marketing të drejtpërdrejtë vetëm me pëlqim paraprak nga personat që janë subjekte të të dhënave personale.

Cookies (biskotat)

Cookies (“biskotat”) janë skedarë të vegjël që përdoren për mbledhjen e informacioneve, përmes të cilave bëhet e mundur njohja e kompjuterit apo pajisjes suaj gjatë vizitës së ardhshme në faqen tonë të internetit, duke mundësuar kështu akses më të shpejtë. Gjithashtu, në raste të caktuara, mund të shënojmë informacione në formë të cookies në kompjuterin apo pajisjen tjetër që përdorni, me qëllim që ta përshtatim vizitën tuaj sipas nevojave dhe shprehive tuaja.

 

Të gjitha informacionet që ruhen përmes cookies do të përdoren vetëm për nevojat e ueb-sajtit, dhe në një mënyrë që nuk e cenon apo komprometon privatësinë tuaj.

 

Me qasjen apo shfrytëzimin e kësaj ueb-faqeje, konsiderohet se jeni të njoftuar, gjegjësisht pajtoheni apo i pranoni dispozitat e cekura në Politikën e Privatësisë të Shoqërisë.

Pse përdorim cookies?

Në faqen tonë të internetit përdorim Cookies për këto arsye:

  1. Në ueb-faqe n tonë përdorim cookies për këto arsye:
  2. Për funksionimin teknik të ueb-faqes;
  3. Për mbledhjen e të dhënave statistikore të përmbledhëse dhe anonime;
  4. Për të mbajtur mend preferencat tuaja për gjuhën;
  5. Për të mbajtur mend nëse pajtoheni (apo jo) me përdorimin tonë të cookies në këtë ueb-faqe;
  6. Njëherit mbledhim të dhëna për çka shfrytëzojmë shërbim nga pala e tretë Google Analytics për të mbledhur informacione standarde mbi aksesin dhe detajet e sjelljes së vizitorëve, por në mënyrë që nuk lejon identifikimin e askujt dhe as Google nuk mund ta zbulojë identitetin e atyre që e kanë vizituar ueb-faqen tonë;
  7. Mblidhen cookies për çka shfrytëzohet shërbimi i palës së tretë Facebook, për funksionimin e një moduli shtesë për Live chat.

Kur vizitoni ueb-faqen tonë, ne mund të mbledhim edhe informacione ose të dhëna të tjera nga shfletimi juaj, të tilla si: IP adresa juaj, cilën përmbajtje në ueb-faqen Shoqërisë keni vizituar, kur e keni vizituar atë dhe prej cilës ueb-faqe jeni ridrejtuar.

 

Kur vizitoni faqen tonë të internetit, ne përdorim një shërbim të palës së tretë të quajtur Google Analytics për të mbledhur informacione standarde të aksesit dhe detaje rreth sjelljes së vizitorëve, por në një mënyrë që nuk lejon që askush të identifikohet, as nuk i mundëson Google-it të zbulojë identitetin e atyre që kanë vizituar ueb-faqen tonë.

Çfarë lloj cookies përdorim?

Ne përdorim cookies të qëndrueshme, të cilat i mbajnë mend shfletimet/sesionet edhe pas fikjes së shfletuesit nga ana e përdoruesit, me qëllim që të ruhet gjendja e përdoruesit.

Gjatë qasjes së parë në faqen tonë të internetit, ju keni mundësinë të njiheni me llojin e cookies dhe të zgjidhni cilat prej tyre do të lejoni të vendosen në pajisjen tuaj. Për këtë qëllim, shfaqet një dritare e veçantë (pop-up) me informacione për cookies.

Zgjedhjen e cookies mund ta bëni gjithashtu përmes opsionit – Cookie settings në ballinën e uebfaqes së Shoqërisë.

Informata se si t’I pamundësoni cookie-t për të gjitha faqet e internetit

Menyja Help (ndihmë) në shiritin e veglave të shfletuesit të shfletuesit të internetit të kompjuterit tuaj, ofron informacionet e mëposhtme për përdoruesit:

    • Si ta parandaloni pranimin e cookie-ve të reja në shfletuesin;
    • Si ta konfiguroni shfletuesin që t’ju njoftojë kur të pranoni një cookie të ri;
    • Si t’i çaktivizoni plotësisht cookie-t.

Ka shumë informacione online në lidhje me cookie-t, si p.sh.: http://www.allaboutcookies.org  (në gjuhën angleze), në rast se dëshironi të lexoni më shumë.

Për shembull, nëse përdorni versionin 11.0 të Internet Explorer, duhet të bëni sa vijon:

  • Zgjidhni Settings, pastaj Internet Options;
  • Klikoni në tabulatorin Privacy;
  • Me ndihmën e menusë zbritëse, zgjidhni opsionet që i preferoni.
Mbikëqyrja me video

Shoqëria nuk bën mbikëqyrje me video në asnjë formë.

Si u jepen të dhëna shfryëzuesve të të dhënave personale

Në Shoqërinë tonë, qasje në të dhënat personale të subjekteve kanë punonjësit e njësive organizative në Shoqëri, të cilëve u nevojiten këto të dhëna për kryerjen e detyrave të punës, për përmbushjen e obligimeve kontraktuale dhe ligjore, ose të interesit të ligjshëm të Shoqërisë, dhe të njëjtit janë të autorizuar për këtë përpunim të të dhënave personale të subjekteve. Krahas kësaj, Shoqëria ndan të dhëna personale me shfrytëzuesit e të dhënave personale, përkatësisht organet shtetërore, subjektet me autorizime publike dhe institucionet (si p.sh. Agjencia për Mbikëqyrjen e Sigurimit Pensional të Financuar me Kapital (MAPAS), Fondin për Sigurim Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut, Drejtorinë e të Ardhurave Publike, Drejtorinë për Zbulim Financiar, Agjencinë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, organet gjyqësore, etj.), në rast se ekziston bazë ligjore për një gjë të tillë. Shoqëria gjithashtu shkëmbën të dhëna personale me shoqëri të tjera pensionale, veprimtaria e të cilave është menaxhimi me fondeve pensionale të detyrueshme dhe vullnetare.

 

Po ashtu, Shoqëria u dorëzon të dhëna personale ofruesve të shërbimeve të cilat I shfrytëzon, në fushat në vijim: shërbime për ruajtjen e fondeve pensionale, shërbime të teknologjisë informative, shërbime të arkivimit, shërbime të printimit, shërbime këshilldhënëse dhe konsulente, marketing, etj. Të dhënat personale mund t’u dorëzohen këtyre ofruesve të shërbimeve vetëm mbi bazën e një kontrate të lidhur dhe vetëm nëse ata ofrojnë garanci për masa teknike dhe organizative të përshtatshme, në përputhje me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale, në mënyrë që përpunimi i tyre të bëhet në sigurt dhe në mënyrë ligjore.

Transferimi i të dhënave personale në vende të tjera

Disa nga të dhënat personale që Shoqëria i mbledh për subjektet e të dhënave personale mund të transferohen në vendet anëtare të Bashkimit Evropian (BE), vendet anëtare të NATO-s ose në Zonën Ekonomike Evropiane (EEA), për shembull kur përdoren shërbime të palëve të treta (ofrues të shërbimeve) nga jashtë. Për këtë, Shoqëria, në përputhje me rregullativën, e njofton Agjencinë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe vazhdon të mbrojë të dhënat personale duke zbatuar masa të përshtatshme mbrojtëse në përputhje me ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale që rregullon transferimin e të dhënave personale.

 

Në rast se lind nevoja për transferimin e të dhënave personale në vende që nuk janë anëtare të BE-së, NATO-s ose EEA-së, Shoqëria siguron mbrojtjen e të dhënave tuaja personale duke respektuar dhe zbatuar masa të përshtatshme mbrojtëse për mbrojtjen gjatë përpunimit dhe transferimit të të dhënave, e në përputhje me dispozitat për mbrojtje të të dhënave personale.

 

Serverët e ueb-faqes së KB Shoqëria e Parë Pensionale ndodhen në Republikën e Maqedonisë së Veriut, dhe për këtë arsye nuk ndodh transferimi i të dhënave personale të mbledhura gjatë vizitës në ueb-faqen e Shoqërisë.

Veprimi në rast të shkeljes së sigurisë së të dhënave personale

Në rast të një shkeljeje të sigurisë së të dhënave personale, e cila ka gjasa të shkaktojë pasoja të dëmshme apo përbën rrezik të lartë për të drejtat dhe liritë e individëve, Shoqëria informon menjëherë subjektin e të dhënave personale për shkeljen. Nëse informimi kërkon përpjekje disproporcionale, do të realizohet njoftim publik ose do të përdoret një masë tjetër e ngjashme për të informuar subjektet në mënyrë të barabartë dhe efikase.

Mbrojtja e të dhënave personale gjatë përdorimit të Facebook-ut

Në faqen tonë të internetit është integruar komponenti i Facebook-ut. Facebook është një rrjet social – një vend takimesh në internet që u mundëson përdoruesve të komunikojnë me njëri-tjetrin në hapësirën virtuale. Rrjeti social mund të përdoret si një platformë për shkëmbim mendimesh dhe përvojash, ose për marrjen e informacioneve personale ose afariste. Facebook u mundëson përdoruesve të krijojnë profile private, të ngarkojnë fotografi dhe të lidhen përmes kërkesave për miqësi.

 

Facebook, Inc., 1 Hacker Way, Menlo Park, Kaliforni 94025, SHBA, është kontrolluesi i të dhënave për përdoruesit nga SHBA-të dhe Kanadaja. Nëse subjekti jeton jashtë SHBA-ve ose Kanadasë, kontrolluesi është Facebook Ireland Ltd., 4 Grand Canal Square, Grand Canal Harbour, Dublin 2, Irlandë.

 

Sa herë që vizitoni ueb-faqen tonë ku është integruar një komponent i Facebook-ut (Facebook plug-in), ueb-shfletuesi i sistemit tuaj infromativ, automatikisht nxitet të dërgojë shfaqje të komponentit adekuat të Facebook-ut. Pasqyrë të të gjitha plug-in-eve të Facebook-ut mund të sigurohet në https://developers.facebook.com/docs/plugins/. Gjatë këtij procesi teknik, Facebook është i informuar se cilën faqe të internetit e keni vizituar.

 

Facebook gjithmonë merr informacione për vizitën tuaj në faqen tonë kur jeni të kyçur në Facebook gjatë vizitës së faqes sonë. Nëse nuk dëshironi që këto informacione t’i transmetohen Facebook-ut, shkyçni llogarinë tuaj nga Facebook-u para se të vizitoni faqen tonë të internetit.

 

Udhëzimi për mbrojtjen e të dhënave i publikuar nga Facebook është në dispozicion në https://facebook.com/about/privacy/. Ai përmban informacione për mbledhjen, përpunimin dhe shfrytëzimin e të dhënave personale nga Facebook-u. Përveç kësaj, shpjegohet se çfarë cilësimesh ofron Facebook për mbrojtjen e privatësisë suaj. Gjithashtu, janë në dispozicion opsione të ndryshme cilësimesh për të çaktivizuar transferimin e të dhënave tek Facebook-u.

Mbrojtja e të dhënave personale gjatë përdorimit të Instagramit

Në ueb-faqen tonë është integruar komponenta e Instagramit. Instagram është një shërbim që mund të përshkruhet si një platformë audiovizuale, e cila u mundëson përdoruesve të ndajnë fotografi dhe video, si dhe të shpërndajnë këto të dhëna në rrjete të tjera sociale.

 

Facebook Ireland Ltd., 4 Grand Canal Square, Grand Canal Harbour, Dublin 2, Irlanda është kontrollori i të dhënave personale që përpunohen përmes Instagramit.

 

Sa herë që vizitoni faqen tonë të internetit, ku është integruar komponenta e Instagramit (butoni Insta), shfletuesi i sistemit informatik të përdoruesit automatikisht kërkon të shkarkojë pamjen nga komponenta përkatëse e Instagramit. Gjatë këtij procesi teknik, Instagrami e di se cilën ueb-faqe e keni vizituar.

 

Nëse njëkohësiht jeni të lajmëruar në Instagram, Instagrami i detekton të gjitha vizitat tuaja në faqen tonë të internetit dhe kohën totale që kaloni në faqen tonë. Këto të dhëna mblidhen përmes komponentës së Instagramit dhe lidhen me profilin tuaj në Instagram. Nëse klikoni butonin e Instagramit të integruar në faqen tonë, Instagrami i lidh këto të dhëna me profilin tuaj personal të përdoruesit në Instagram dhe i ruan të dhënat personale.

 

Instagrami merr informacion përmes komponentës së Instagramit se e keni vizituar ueb-faqen tonë, me kusht njëkohësisht të jeni lajmërur në Instagram gjatë vizitës së ueb-faqes sonë. Kjo ndodh pavarësisht nëse keni klikuar në butonin e Instagramit apo jo. Nëse nuk dëshironi që këto informacione të transmetohen tek Instagrami, çlajmërohuni nga profili juaj në Instagram para se të vizitoni ueb-faqen tonë.

 

Informacione shtesë dhe dispozita në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale të Instagramit mund të gjenden në këto lidhje:

Mbrojtja e të dhënave personale gjatë përdorimit të YouTube

Në faqen tonë të internetit është integruar komponenta e YouTube. YouTube është një video portal video interneti që ofron publikim falas të videove, si dhe shikim, përcjellje dhe komentim falas të tyre. YouTube ju mundëson publikimin e çdo lloj regjistrimi video, ku mund të keni qasje të plotë në filma, emisione televizive, video muzikore, trailer-a dhe video të krijuara nga përdoruesit përmes Portalit në internet.

 

Google Ireland Limited, Gordon House, Barrow Street, Dublin, D04 E5W5, Irlandë është kontrollori i të dhënave personale që përpunohen përmes YouTube.

 

Sa herë që hapni ndonjë prej faqeve të kësaj Faqeje interneti, e cila menaxhohet nga kontrollori dhe ku është integruar komponenta e YouTube (video nga YouTube), shfletuesi i sistemit informatik të përdoruesit automatikisht kërkon të shkarkojë komponentën përkatëse të YouTube. Informacione shtesë për YouTube mund të gjenden në https://www.youtube.com/about/.

 

YouTube dhe Google do të marrin informacion përmes komponentës së YouTube se subjekti i të dhënave personale ka vizituar faqen tonë të internetit, nëse subjekti i të dhënave ka qenë i kyçur në YouTube gjatë vizitës në faqen tonë; kjo ndodh pavarësisht nëse personi ka klikuar mbi videon e YouTube apo jo. Nëse subjekti i të dhënave nuk dëshiron që kjo informatë t’i transmetohet YouTube dhe Google, atëherë duhet të dalë nga profili i tij në YouTube para se të vizitojë faqen tonë të internetit.

 

Dispozitat për mbrojtjen e të dhënave personale të YouTube, të disponueshme në https://www.google.com/intl/en/policies/privacy/, ofrojnë informacione për mbledhjen, përpunimin dhe shfrytëzimin e të dhënave personale nga YouTube dhe Google.

Mbrojtja e të dhënave personale gjatë përdorimit të Google Analytics

Në faqen tonë të internetit është integruar komponenta Google Analytics. Google Analytics është një shërbim për ueb-analizënetit – mbledhje dhe analizë e të dhënave mbi sjelljen e përdoruesve në ueb-faqet. Ndër të tjera, mblidhen informacione për ueb-faqen nga e cila vjen përdoruesi (I a.q. Referrer), si dhe sa shpesh dhe sa gjatë zgjat vizita në ueb-faqen. Ueb-analiza përdoret kryesisht për optimizimin e ueb-faqes.

 

Kompania që ofron komponentën Google Analytics është Google Ireland Limited, Gordon House, Barrow Street, Dublin, D04 E5W5, Irlandë.

 

Google Analytics vendos cookies në sistemin informatik të përdoruesit. Përkufizimi për cookies është shpjeguar më lart. Me vendosjen e cookie, Google mund të analizojë përdorimin e ueb-faqes sonë. Cookie shfryëzohet për mbledhjen dhe ruajtjen e të dhënave personale, si koha e hyrjes, vendndodhja nga ku bëhet hyrja dhe frekuenca e vizitave në faqen tonë nga ana e përdoruesit. Me çdo vizitë të faqes sonë, të dhëna të tilla personale, duke përfshirë IP adresën që përdoruesi përdor për të hyrë në internet, do të transmetohen tek Google në SHBA dhe do të ruhen nga Google në SHBA. Google mund t’ua transmetojë këto të dhëna personale palëve të treta.

 

Me përshtatje adekuate të shfletuesit të internetit mund të parandaloni vendosjen e cookies përmes ueb-faqes sonë, si dhe të ndaloni përgjithmonë vendosjen e cookies. Kjo përshtatje e shfletuesit do të pengojë gjithashtu Google Analytics që të vendosë cookies në sistemin tuaj informatik. Për më tepër, cookies që tashmë i përdor Google Analytics mund të fshihen në çdo kohë përmes shfletuesit ose programeve të tjera softuerike.

 

Gjithashtu, mund të shkarkoni dhe instaloni një shtojcë të shfletuesit në https://tools.google.com/dlpage/gaoptout. Kjo shtojcë i tregon ueb shfletuesit të Google Analytics përmes JavaScript që të mos transmetohen të dhëna dhe informacione rreth vizitave tuaja në faqet e internetit. Instalimi i shtojcës së shfletuesit konsiderohet një kundërshtim ndaj Google. Nëse sistemi juaj informatik më vonë fshihet, formatohet ose riinstalohet, duhet ta instaloni përsëri shtojcën e shfletuesit për të penguar Google Analytics. Nëse shtojca e shfletuesit është çinstaluar ose çaktivizuar, mund të instalohet ose aktivizohet përsëri.

 

Informacione shtesë dhe dispozita në fuqi për mbrojtjen e të dhënave nga Google mund të gjenden në:

Google Analytics është shpjeguar më tej në linkun:

Të dhënat e kontaktit:
Kontrollor: KB Shoqëria e pare pensionale AD Shkup

www.kbprvo.com.mk
contact@kbprvo.mk
02/ 32 43 777

Oficer për mbrojtjen e të dhënave personale në Shoqërinë
Andrijana Zairovska

Е-mail:  andrijana.zairovska@kbprvo.com.mk
Telefon për kontakt: 02 5513 585

Supervizor i sigurimeve pensionale me kapital të financuar
Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale

Kjo Politikë hyn në fuqi nga dita e miratimit dhe do të zbatohet duke filluar nga data 01.08.2025. Kjo Politikë, si dhe versionet e reja dhe/ose të ndryshuara të saj do të publikohen në faqen e internetit të Shoqërisë.

 

Me fillimin e zbatimit të kësaj politike, pushon së zbatuari Politika e privatësisë dhe cookies e KB Shoqëria e pare pensionale AD Shkup nr. 02-6151/1 dt. 30.12.2022.

KRYETARE E BORDIT ADMINISTRATIV

Vesna Stojanovska