Me qëllim që raportimi i rregullt të kryhet në mënyrë të saktë dhe në kohë për gjendjen në llogarinë tuaj, ose raportime të tjera ligjore që Shoqëria ju paraqet në adresën tuaj, është shumë e rëndësishme që të dhënat tuaja të jenë plotësisht të sakta dhe të përditësuara në kohë në Regjistrin e anëtarëve të fondit me të cilin menaxhon KB Shoqëria e parë pensionale SHA Shkup.
Informacionet e sakta do na mundësojnë të kemi komunikim në kohë, të rregullt dhe të suksesshëm me secilin prej Jush.
Përditësim/korrigjim me shkrim: Përditësimi dhe korrigjimi i të dhënave personale të anëtarit në Fondin Pensional të Detyrueshëm kryhet përmes shqyrtimit të drejtpërdrejtë të dokumentit të identifikimit personal të personit që kërkon ndryshim të të dhënave, nga personi i autorizuar i shoqërisë ose nga agjenti. Informacione shtesë për procedurën e përditësimit ose korrigjimit të të dhënave personale, përmes përfaqësuesit tonë, mund t’i merrni në numrat e telefonit të Shoqërisë.
Përditësim/korrigjim të të dhënave nëpërmjet plotësimit dhe nënshkrimit të Kërkesës për përditësimin e të dhënave të dërguar me postë: Në rast të këtij lloji përditësimi, do të kontaktoheni nga Shoqëria për verifikimin e identitetit tuaj, ku biseda telefonike do të regjistrohet.
Përditësim/korrigjim të të dhënave përmes telefonit: Ky lloj përditësimi mund të aplikohet për ndryshimin e adresës së vendbanimit dhe/ose adresës për korrespondencë të anëtarit dhe mund të kryhet përmes telefonit, duke telefonuar në numrat e telefonit të shoqërisë.
Kërkesë për përditësimin/korrigjimin e të dhënave
Ndryshimi online i të dhënave personale
Me qëllim ndryshimin e të dhënave personale, keni nevojë për KOD VERIFIKIMI me të cilin ju personalisht do t’i konfirmoni të dhënat e reja në profilin tuaj.
Atë mund ta fitoni në adresën tuaj e-mail ose në adresën tuaj shtëpiake (adresa për korrespodencë), të regjistruara paraprakisht në evidencën e Shoqërisë.
Që ta regjistroni adresën tuaj e-mail ose që të kërkoni dorëzim të KODIT TË VERIFIKIMIT, ju lutemi të na kontaktoni në numrin e telefonit 02/ 32 43 777 ose 02/ 32 43 772.
Pas fitimit të kodit, ju lutemi që:
- Regjistrohuni në LLOGARIA IME, duke i përdorur emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin nga ana e Shoqërisë dhe të dorëzuar në bashkëngjitje të raportit vjetor për kursim pensional.
- Në profilin tuaj, bëni ndryshim në të dhënën e nevojshme, duke përdorur shkronja të mëdha cirilike për emrin, mbiemri dhe adresën dhe në fushën për numrin e telefonit mos i vendosni këto simbole – dhe /.
- Klikoni Ruaj, dhe portali do të kërkojë vendosje të KODIT TË VERIFIKIMIT.
- Vendosni kodin e dhënë nga Shoqëria dhe klikoni Dorëzo.