Side Area Logo
Mirë se vini në faqen tonë të internetit
Lidhu me ne
 

Kompani

Mirësevini në KB FIRST

PËR NE

„E ardhmja sot“, do të thotë planifikimin e jetës tonë sot, me përgjegjësi drejt të ardhmes sonë dhe të të dashurve tanë. Investimi në fondet e pensioneve me të cilat menaxhon KB Shoqëria e parë pensionale është investimi në të ardhmen e vet.

KB shoqëria e parë pensionale rezultoi nga reformat në sistemin pensional në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe veprimtaria e tyre bazë është menaxhimi me fondet pensionale.

Qëllimi ynë është të krijojmë vlerë për anëtarët e fondeve me të cilët menaxhojmë, të mbrojmë interesat e tyre, të mundësojmë siguri të mjeteve të tyre dhe të krijojmë fitim me investim të përshtatshëm.

 

Vizioni ynë është se KB Shoqëria e parë pensionale të jetë lider në tregun e sigurimeve pensionale në Republikën e Maqedonisë së Veriut, e njohur për parimet e saj etike, ekspertizës dhe profesionalizmit të lartë në punë, me të vetmin qëllim arritjen e përfitimit për të gjithë anëtarët e saj.

 

Duke punuar në realizimin e qëllimit të saj, KB Shoqëria e parë pensionale, të gjithë anëtarëve ekzistues dhe të ardhshëm të fondeve u ofron:

SIGURI – duke punuar në përputhje me dispozitat e rrepta ligjore, si dhe për shkak të kontrollit nga ana e institucioneve që janë përfshirë në sistemin pensional të reformuar (Agjencia për mbikëqyrje të sigurimit pensional me financim kapital dhe Banka mbajtës)

STABILITET – për shkak se KB Shoqëria e parë pensionale del nga partneriteti i Skupina Prvazavarovalniski holding d.d. Ljubljana dhe Banka Komerciale SHA Shkup, të cilat krijuan bashkim ideal të sigurisë me traditë të gjatë bankare, njohuri dhe përvojë në menaxhimin me fondet pensionale;

SPECIALIZIM NË PUNË – për shkak se me Shoqërinë udhëheqin persona të cilët janë profesionalistë dhe me përvojë, dhe veprimtaria e tyre bazë është menaxhim me fondet pensionale

ORGANIZIM DHE DISPONUSHMËRI – për shkak se disponon me një rrjet të gjerë të e të përhapur të agjentëve të trajnuar, përmes të cilëve çdo qytetar mund të marë informacione të sakta në lidhje me produktin që ofron.

TRANSPARENCË NË PUNË – për shkak se gjithmonë jemi të hapur për komunikim dhe në dispozicion për anëtarët, të cilët në çdo kohë kanë vështrim në mjetet e tyre dhe në shumimin e tyre.

Në lidhje me konkurrencën e shoqërive në treg, KB shoqëria e parë pensionale sillet në mënyrë korrekte, duke respektuar parimet e sjelljes së mirë në biznes dhe lojës së ndershme.

Pse KB Shoqëria e parë pensinale?

Çfarë fitoni me lidhjen e kontratës me KB shoqërinë e parë pensionale, si pjesë e sistemit pensional të reformuar?

  • Llogari personale, me mjete të cilat nuk përdoren për pagesën e pensioneve të huaja, dhe janë objekt i trashëgimisë. Në llogarinë Tuaj personale regjistrohet dhe fitimi i plotë i realizuar nga investimet në përputhje me pjesëmarrjen e mjeteve tuaja në mjetet e përgjithshme të fondeve me të cilat menaxhojmë.
  • Nëse jeni anëtar i KB Fondi pensional i parë i hapur e i detyrueshëm – Shkup, një pjesë e kontributeve për sigurim pensional dhe invalidor në shumë prej 6% nga paga bruto paguhen në llogarinë tuaj personale. Këto mjete nuk përdoren për pagesën e pensioneve të huaja, por janë mjetet Tuaja personale që do ti përdorni si pjesë e pensionit. Këto mjete mund të jenë objekt trashëgimie, gjë që nuk ndodh në sistemin e shtyllës së parë.
  • Nëse jeni anëtar i KB Fondit pensional i parë i hapur vullnetar  – Shkup, të gjitha mjetet që Ju ose dikush tjetër i paguan për Ju në llogarinë Tuaj personale janë pjesë e pronës tuaj personale dhe nuk mund të përdoren në rast se shoqëria falimenton, nuk mund të jepen borxh ose të transferohen në dobi të palëve të treta, përveç se në rastet që janë rreptësisht të përcaktuara me ligj.
Kontroll të plotë në gjendjen e mjeteve Tuaja

Nëpërmjet dërgesave të raporteve vjetore për gjendjen e mjeteve të llogarisë Tuaj individuale në Fondin pensional të detyrueshëm dhe/ose llogaria Tuaj vullnetare individuale/ profesionale në fondin pensional Vullnetar, në adresën tuaj personale, raportet të cilat mund ti merrni edhe me kërkesën tuaj, keni kontroll të plotë të mjeteve në llogarinë Tuaj personale, numri i njësive të kontabilitetit dhe vlera e njësisë së kontabilitetit të fondeve.

Me mundësinë shtesë për raportim on-line keni mundësi për një mënyrë më të shpejtë, të lirë, moderne dhe të thjeshtë për kontroll në llogarinë tuaj në KB fondin pensional i parë i hapur e i detyrueshëm – Shkup dhe KB Fondi pensional i parë i hapur vullnetar – Shkup.

Me raportimin on-linе keni informacione për rregullsinë e pagesave në llogarinë tuaj, numrin e njësive të kontabilitetit, gjendjen përfundimtare të mjeteve në llogarinë tuaj në Fondin në të cilin jeni anëtar, si dhe të dhëna të tjera në interesin tuaj.

Menaxhim profesional me mjetet tuaja, për sigurinë e tyre dhe për arritjen e fitimit

Me mjetet tuaja menaxhojnë persona profesional dhe me përvojë, duke investuar në instrumente të sigurta financiare në përputhje me legjislacionin i cili mundëson siguri dhe fitim prej mjeteve të investuara, dhe me të cilin krijohet mundësi për rritje të pensioneve/ përfitimeve të pensioneve të ardhshme për anëtarët e fondeve, dhe në këtë mënyrë u siguron më shumë mjete për ditët në pension.

Pension prej tre burime, që jep më shumë siguri për ditët në pension

Duke e parë nga aspekti i individit, sistemi pensional i reformuar siguron më shumë siguri në mënyrë që financimi i pensioneve do të kryhet nga të tria shtyllat:

Pjesa e pensionit që paguhet nga Shtylla e parë pensionale llogaritet sipas një formule të paracaktuar në bazë të lartësisë së pagës dhe kohëzgjatjes së stazhit.

Pjesa e dytë e pensionit paguhet nga llogaria individuale e detyrueshme e anëtarit në Fondin pensional të detyrueshëm me të cilin menaxhon KB Shoqëria e parë pensionale, si një nga burimet në kuadër të sigurimit pensional të detyrueshëm me financim kapital – Shtylla e dytë.

Investim në përputhje me rregullat ligjore

Investimi i mjeteve të KB fondit pensional të parë të hapur e të detyrueshëm –Shkup dhe KB Fondit pensional i parë i hapur vullnetar – Shkup kryhet në përputhje me rregullat strikte ligjore me qëllim që të realizohet fitim sa më të madh vetëm e vetëm në dobi të anëtarëve dhe anëtarëve të pensionuar dhe nëpërmjet diversifikimit dhe analizës financiare të minimizohet rreziku nga humbjet.

Mjetet e fondeve me të cilat menaxhon Shoqëria investohen nën mbikëqyrje të vazhdueshme të Agjencisë për mbikëqyrje të sigurimit pensional me financim kapital – MAPAS, dhe banka mbajtës i ruan në mënyrë të sigurte të ndara nga mjetet e Shoqërisë.

Themelues të mëdhenj, me përvojë dhe të qëndrueshëm

Ekspertiza, përvoja, madhësia dhe reputacioni i themeluesve të KB shoqërisë së parë pensionale që menaxhon me Mjetet Tuaja, ju jep garanci dhe siguri plotësuese për funksionimin e  saj të sukseshme gjatë menaxhimit me fondet.

SHTYLLA E DYTË DHE E TRETË

Legjislacioni në fushën e sigurimit pensional me financim kapital – shtylla e dytë dhe e tretë

Më shumë

SHTYLLA E PARË PENSIONALE

Legjislacioni në fushën e sigurimit pensional dhe invalidor – shtylla e parë pensionale

Më shumë