Të gjithë personat që punësohen për herë të parë pas datës 01.01.2019 dhe në datën e qasjes në sigurimin e detyrueshëm pensional dhe invalidor janë më të rinj se 40 vjeç, detyrimisht bëhen anëtarë të shtyllës së dytë. Ata kanë mundësinë të zgjedhin se me cilën shoqëri pensionale do të nënshkruajnë kontratë, brenda 3 muajve nga punësimi i tyre i parë. Kontrata lidhet me një agjent të shoqërisë. Nëse personi nuk nënshkruan kontratë brenda periudhës së caktuar, sipas modelit të përzgjedhjes rastësore, ai do të ndahet në një nga fondet ekzistuese të detyrueshme pensionale.
Agjencia për Mbikëqyrjen e Sigurimeve Pensionale me Financim Kapital – MAPAS ka një regjistër të të gjithë anëtarëve në fondet e detyrueshme pensionale. Duke vizituar faqen e internetit të Agjencisë për Mbikëqyrjen e Sigurimeve Pensionale me financim kapital – MAPAS www.mapas.mk, çdo person mund të kontrollojë se në cilin fond pensional të detyrueshëm është anëtar.
Jo, nuk ekziston dallim në shumën e mjeteve që ndahen nga ana e kompanive si kontribute për sigurim pensional dhe invalidor për siguruesit e Fondit të SPIMV-it dhe siguruesit që janë anëtarë në një nga fondet pensionale të detyrueshme në Shtyllën e dytë pensionale.
Dallimi kryesor midis sistemit të vjetër pensional dhe anëtarësimit në dy shtyllat e para pensionale është në të vërtetë në shpërndarjen e kontributeve për sigurim pensional dhe invalidor.
Për personat të cilët nuk janë anëtarë të Fondit pensional të detyrueshëm nga Shtylla e dytë pensionale të gjithë kontributin për sigurim pensional dhe invalidor në lartësi prej 18,8% nga paga-bruto paguhet në fondin e SPIMV-it, kurse anëtarëve në Fondin pensional të detyrueshëm në Shtyllën e dytë pensionale: 12,8% të pagës bruto paguhet në Fondin për SPIMV, dhe 6% nga paga-bruto paguhet në fondin pensional të detyrueshëm sipas zgjedhjes e të siguruarit.
Në qoftë se Shoqëria falimenton, mjetet në llogaritë e anëtarëve në fondin pensional të detyrueshëm nuk dështojnë – mbeten në llogaritë e anëtarëve të Fondit tek banka kujdestar, ndërsa agjencia për mbikëqyrje të sigurimit pensional me financim kapital në një periudhë sa më të shkurtër do të kryej procedurë për të gjetur një shoqëri të përshtatshme/tjetër e cila do të menaxhojë me fondin pensional të detyrueshëm.
Nëse ngeleni i papunë, nuk humbisni të drejtën e anëtarësimit në shtyllën e dytë. Fondet tuaja vazhdojnë të investohen dhe me ripunësim, pagesa e kontributeve vazhdon në të njëjtën llogari individuale në fondin e pensioneve, ku keni qenë më parë anëtar.
Anëtari i fondit të detyrueshëm pensional i cili ka të kryer stazhin e sigurimit me kohëzgjatje të shtuar, e cila mundëson zvogëlimin e kufirit të moshës për ushtrimin e të drejtës së pensionit të pleqërisë për së paku një vit në përputhje me nenin 118 paragrafi (3) të Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor, mund të zgjedhë të vazhdojë anëtarësimin në shtyllën e dytë pensionale. Zgjedhja bëhet duke nënshkruar një deklaratë për zgjatjen e anëtarësimit në një fond pensioni të detyrueshëm brenda tre muajve nga përfundimi i stazhit së sigurimit. Anëtarësimi në fondin e detyrueshëm pensional ndërpritet nëse deklarata me shkrim nuk dorëzohet brenda afatit të caktuar.
Pas përfundimit të anëtarësimit, shoqëria pensionale e transferon shumën e përgjithshme të mjeteve nga llogaria individuale e anëtarit në Fondin për sigurim pensional dhe invalidor të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ky person i siguruar mbetet i siguruar vetëm në shtyllën e parë, d.m.th. sigurimi pensional i financuar bazuar në solidaritetin e gjeneratave.
Personat anëtarësimi i të cilëve është zgjatur me një deklaratë në vitet e mëparshme nuk kanë detyrimin të paraqesin përsëri të njëjtën deklaratë.
Sipas rregulloreve ligjore, fondet nga një llogari individuale në një fond pensioni të detyrueshëm nuk mund të përdoren deri në momentin që ju ushtroni të drejtën e pensionit të pleqërisë, në pajtueshmëri me kushtet aktuale ligjore (62 vjeç për gratë dhe 64 vjeç për burrat). Nëse, me plotësimin e moshës së pensionit, nuk keni të paktën 15 vjet përvojë pune, në atë rast, mund t’i përdorni fondet nga një llogari individuale pasi të keni mbushur moshën 65 vjeç.
Me anëtarësimin në Fondin vullnetar pensional të Shtyllës së tretë pensionale kursen pavarësisht nga pensioni në Fondin e SPIMV
Me anëtarësim individual në Fondin vullnetar pensional, kursen pavarësisht nga pensioni në Fondin për SPIMV dhe i fiton këto përfitime:
Pagesa e mjeteve – mjetet nga sigurimi pensional me financim kapital mund të tërhiqen jo më herët se 10 vjet para moshës për fitimin e të drejtës së pensionit të vjetërsisë, domethënë 54 për burra dhe 52 për gra. Anëtari vendos për mënyrën e pagesës së mjeteve.
Me organizimin e një skeme pensionesh në kuadër të Fondit Pensional Vullnetar, kompanitë mund të shfrytëzojnë një sërë përfitimesh si p.sh:
Përfitimet nga aspekti i tatimit të fitimit për pagesa nëpërmjet skemës së pensionit:
Shpenzimet mbi bazën e një kontributi të paguar në fondin e pensional vullnetar në një vit kalendarik janë shpenzim i njohur tatimor nga pikëpamja e Tatimit mbi fitimin, në masën deri në dy paga mesatare mujore bruto, të paguara në vitin paraardhës në RMV.
Sipas Ligjit për Tatimin mbi të Ardhurat Personale, kur paguhet një përfitim pensional nga fondi pensional vullnetar, baza për llogaritjen e tatimit është:
Pagimi i mjeteve në fondin pensional vullnetar mund ta kryesh vetë, apo të kryhet nga një person i tretë në emrin tënd dhe në llogarinë tënde. Kuptohet, paguesi duhet të jetë i njohur, d.m.th të nënshkruaj kontratën tënde për anëtarësim në KB fondin e parë të hapur pensional vullnetar në rolin e paguesit.
Po, ekziston mundësi për anëtarësim në KB fondin e parë të hapur pensional vullnetar nëpërmjet kompanisë ku punon.
Kompania juaj mund të nënshkruajë kontratë për një skemë profesionale pensionale në të cilën do të jesh i përfshirë dhe ti, dhe për ty të paguaj mjete për sigurim pensional shtesë në llogarinë tuaj personale – profesionale.
Anëtarësimi në KB fondin e parë të hapur pensional vullnetar nëpërmjet pjesëmarrjes në skemën profesionale pensionale të kompanisë suaj ju mundëson përdorim të të drejtave të njëjta si në anëtarësimin individual, përveç të drejtës për kthim të tatimit personal dhe pagimi i kontributit vullnetar (pagimi i kontributit vullnetar për një pjesëmarrës në skemën profesionale pensionale e kryen vetëm punëdhënësi – siguruesi).
Informohu nëse kompania juaj ka skemë profesionale pensionale.
Skemat profesionale pensionale mundësojnë sigurim pensional kolektiv shtesë të organizuar dhe financuar nga kompani ose shoqata të qytetarëve. Organizimi dhe financimi i skemës pensionale profesionale kryesisht nënkupton kujdes për të ardhmen dhe sigurim të standardit më të lartë jetësor pas pensionimit të punonjësve/anëtarëve të vet. Financimi i skemave pensionale profesionale mund por nuk është e obliguar të paraqesë shpenzim shtesë për kompanitë të cilat me ndarjen e duhur të mjeteve të tyre financiare mund ti mbajnë shpenzimet në nivelin e planifikuar, dhe gjithashtu të krijojnë të ardhura shtesë për punonjësit e tyre.
Skema pensionale profesionale paraqet një mënyrë për pagimin e kontributit vullnetar për sigurim pensional të kontraktuar midis punëdhënësit dhe punonjësit e tij ose midis shoqatës së qytetarëve dhe anëtarët e tij, të përfshirë në fondin pensional vullnetar.
Më shumë punëdhënës dhe më shumë shoqata të qytetarëve së bashku mund të organizojnë dhe financojnë skema pensionale profesionale.
Punëdhënësi vendos rregulla për skemën pensionale profesionale dhe nënshkruan kontratë për organizimin dhe financimin e skemës pensionale profesionale me shoqërinë që ka zgjedhur të menaxhojë me fondin penional vullnetar në të cilin do të përfshihet skema pensionale profesionale.
Punëdhënësi mund të përcaktojë se cilët punonjës ose anëtarë mund të marrin pjesë në skemën pensionale profesionale, shumën e pagesës të cilën do ta paguaj për secilin prej tyre, frekuencën e pagesave etj.
Nëse falimenton shoqëria, mjetet e llogarisë të anëtarëve në fondin pensional vullnetar nuk dështojnë – mbeten në llogaritë e anëtarëve të Fondit tek Banka kujdestar, ndërsa Agjencia për mbikëqyrje të sigurimit pensional me financim kapital në një periudhë sa më të shkurtër të mundshme do të fillojë procedurë për gjetjen e një shoqërie të përshtatshme/tjetër e cila do të veprojë me fondin pensional vullnetar.
Me fondin pensional gjithmonë menaxhon një Shoqëri të caktuar pensionale, në mënyrë të ngjashme edhe me fondet investuese. Në përputhje me dispozitat ligjore, një shoqëri pensionale mund të menaxhojë me mjetet e një fondi pensional të detyrueshëm, një fond pensional vullnetar ose sipas një fondi pensional të detyrueshëm dhe vullnetar.
Fondi përbëhet nga mjetet e paguara të anëtarëve të tij pas pagimit të kontributeve, të rritura për fitimin pas investimit të tyre.
Pronarë të fondeve pensionale janë anëtarët e tij, kurse mjetet e fondeve janë plotësisht të ndara nga mjetet e Shoqërisë e cila menaxhon me to dhe në mënyrë të sigurt ruhen tek Banka kujdestar.
Shoqëritë pensionale janë subjekte juridike, shoqëri aksionare, veprimtaria kryesore e të cilave është menaxhimi në mënyrë operative dhe strategjike me mjetet e fondeve pensionale.
Në thelb, mënyra e funksionimit të fondeve pensionale të detyrueshme dhe vullnetare me financim kapital është e njëjtë – mjetet e fondeve pensionale investohen në përputhje me aktet e përshtatshme ligjore dhe nënligjore dhe fitimi i plotë i realizuar nga investimet i përket anëtarëve të fondit të përshtatshëm.
Është e rëndësishme të theksohet se punësimi është një parakusht për pagimin e mjeteve në llogaritë personale të anëtarëve të fondeve pensionale të detyrueshme, dhe lartësia e kontributeve në shtyllën e dytë pensionale që paguhet në llogarinë individuale të anëtarëve të fondeve pensionale të detyrueshme nga Shtylla e dytë arrin 6% nga paga-bruto. Mjetet e paguara në Fondin pensional i detyrueshëm nuk janë shpenzim shtesë i anëtarit ose kompanisë ku punon, por bëhet fjalë për një ndarje të mjeteve që paguhen në sistemin e sigurimit pensional i detyrueshëm , mjete që paguheshin dhe para reformës së sistemit pensional.
Pagesa e mjeteve në llogaritë personale të anëtarëve të fondeve pesnionale vullnetare nënkupton pagesë të mjeteve personale të anëtarëve, persona të tretë të cilët paguajnë në emër dhe për llogarinë e anëtarëve ose kompanive ku punojnë anëtarët. Për shkak të kësaj, anëtarësimi në fondet pensionale vullnetare nuk është e lidhur në mënyrë të drejtpërdrejt ose e kushtëzuar me punësimin.
Kuptohet, ekzistojnë dhe dallime/specifikime të tjera të rëndësishme të cilat janë të përcaktuara me akte ligjore dhe nënligjore dhe kanë të bëjnë me mundësitë për anëtarësim, letrat me vlerë në të cilat mund të investohen mjetet e fondeve të caktuara, limitet e investimeve, mënyrat e përdorimit të mjeteve etj.
Mjetet në llogaritë personale të anëtarëve në fondet pensionale me financim kapital nga shtylla e dytë dhe e tretë pensionale janë të regjistruara në njësitë e kontabilitetit. Njësia e kontabilitetit paraqet një pjesë proporcionale të anëtarit në vlerën neto të përgjithshme në fondin e detyrueshëm, d.m.th vullnetar pensional.
Për shembull:
Të gjitha pagesat e reja në Fond, konvertohen në njësi kontabiliteti, në mënyrë që shuma e paguar ndahet me vlerën e njësisë së kontabilitetit të fondit, në ditën e pagesës. Vlera e njësisë së kontabilitetit ndryshon çdo ditë.
Për shembull:
Vlera e njësisë së kontabilitetit fitohet në mënyrë që vlera neto e përgjithshme e fondit pensional ndahet me numrin e përgjithshëm të njësive së kontabilitetit nga të gjithë anëtarët në fondin e përshtatshëm. Llogaritet çdo ditë dhe e njëjta varet nga disa faktorë: fitimi nga investimet individuale, lëvizja e çmimeve të letrave me vlerë në të cilat investohen mjete nga fondi pensional i detyrueshëm, kursi i këmbimit etj. Njësia e kontabilitetit nga 105,00 tregon se fitimi i fondit deri në atë periudhë arrin 5%, në krahasim me vlerën fillestare të njësisë së kontabilitetit nga 100,00.
Vlera e pasurive tuaja paraqet numrin e njësive të kontabilitetit të cilat i keni të shumëzuara me vlerën e njësisë së kontabilitetit në ditën e vlerësimit.
Pensioni juaj i ardhshëm nga Fondi pensional të shtyllës së dytë dhe të tretë pensionale në masë të madhe varet nga vlera e njësisë së kontabilitetit.
Për shembull, nëse vlera e njësisë së kontabilitetit në fondin pensional në fillim të anëtarësimit tuaj arrinte 100,00 njësi, e njëjta në mënyrë të vazhdueshme rritej gjatë viteve të anëtarësimit tuaj në fondin me të cilin vlera e njësisë së kontabilitetit në ditën e daljes Tuaj në pension arrin 140,00 njësi, ju do të keni aq para në llogarinë tuaj sa keni pasur njësi kontabiliteti në ditën e daljes në pension të shumëzuara me 140,00 si vlerë e njësisë së kontabilitetit në ditën e daljes në pension.
Shembull:
Që këtu, sa më e madhe është vlera e njësisë së kontabilitetit, aq më shumë para keni në llogarinë Tuaj.