FITOJENI RAPORTIN TUAJ VJETOR NË ADRESËN TUAJ E-MAIL!
KB Fondi i parë i hapur i detyrueshëm pensional – Shkup
Nëse jeni anëtar i shtyllës së dytë pensionale zgjidhni mënyrën më të lehtë dhe më të mirë për kontroll të kompletuar të mjeteve tuaja monetare në llogarinë tuaj individuale dhe fitoni raportin tuaj në e-mail si:
- Me plotësimin e Formularit për njoftim të anëtarit nëpërmjet postës elektronike dhe
- Nëse tashmë keni e-adresë aktive të përditësuar, ndiqini instruksionet nga Udhëzimin vizual për fitimin e raportit vjetor nëpërmjet e-mail dhe i përdorni përfitimet e shumëfishta nga informimi në kohë për mjetet tuaja monetare.
KB Fondi i parë i hapur vullnetar pensional – Shkup
Nëse jeni kompani në shtyllën e tretë pensionale:
- Si anëtar me llogari individuale vullnetare, keni mundësi që raportin tuaj ta fitoni në e-adresën me plotësimin e thjeshtë të Formularit për njoftim të anëtarit nëpërmjet postës elektronike, ose
- Nëse jeni kompani dhe keni skemë pensionale profesionale që të fitoni raportin tuaj në e-adresën është e nevojshme që ta plotësoni Formularin për njoftim të anëtarit nëpërmjet postës elektronike.
Formularët e plotësuar dhe të nënshkruar mund t’i dorëzoni në formë origjinale nëpërmjet postës tek KB Shoqëria e parë pensionale AD Shkup në adresën Rr. Mitropolit Teodosij Golloganov nr. 6, 1000 Shkup ose personalisht në çdo ekspoziturë të Komercijalna Banka AD Shkup dhe Shparkase Banka AD Shkup që janë të përmendura në faqen tonë të internetit në menunë „Rrjeti“.