
ÇMIMI PËR FONDIN MË TË MIRË PENSIONAL PËR VITIN 2015 NË EVROPËN QENDRORE DHE LINDORE
KB SHOQËRIA E PARË PENSIONALE SHA SHKUP
Në një ceremoni solemne në Barcelonë, Spanjë të mbajtur më 19.11.2015, KB Shoqëria e parë pensionale SHA Shkup fitoi çmimin prestigjioz për Fondin më të mirë pensional për vitin 2015 në Evropën Qendrore dhe Lindore” në organizim të revistës së njohur financiare IPE (Investment & Pensions Europe).
Janko Trenkoski, drejtor i përgjithshëm i KB Shoqërisë së parë pensionale SHA Shkup, lidhur me çmimin, tha: “Çmimi paraqet një arritje e shquar për ne dhe për sistemin pensional të reformuar në Republikën e Maqedonisë. U bëmë pjesë e një shoqërie vërtetë kompetente për fonde pensionale të shpërblyera me çmime në të gjithë Evropën. Në konkurrencë me fondet nga Romania, Letonia, Estonia, Polonia, Kroacia etj. Ne e fituam çmimin e parë. Ky çmim i dedikohet të gjithë anëtarëve të fondit, bashkëqytetarëve tanë”.
Shoqëria, me këtë çmim edhe një herë dëshmoi se vendosi themelet e një përralle të suksesshme, për të cilën premton se do të vazhdojë ta ndërtojë në të ardhmen.