Me qëllim që raportimi i rregullt të kryhet në mënyrë të saktë dhe në kohë për gjendjen në llogarinë tuaj, ose raportime të tjera ligjore që Shoqëria ju paraqet në adresën tuaj, është shumë e rëndësishme që të dhënat tuaja të jenë plotësisht të sakta dhe të përditësuara në kohë në Regjistrin e anëtarëve të fondit me të cilin menaxhon KB Shoqëria e parë pensionale SHA Shkup.
Informacionet e sakta do na mundësojnë të kemi komunikim në kohë, të rregullt dhe të suksesshëm me secilin prej Jush.
Përditësimi dhe korrigjimi i informacionit personal të anëtarit të fondit kryhet përmes shqyrtimit të drejtpërdrejtë të letrës së njoftimit të personit që kërkon ndryshimin e të dhënave nga ana e personit të autorizuar të kompanisë ose të agjentit.
Informacionet të mëtejshme mbi procedurën për përditësimin ose korrigjimin e të dhënave personale, përmes përfaqësuesit tonë, mund të merren në telefonat kontaktues të Kompanisë.
Duke filluar nga data 14.04.2020, në pajtueshmëri me ndryshimet në rregulloren ligjore, u mundësua një mënyrë më e thjeshtë për përditësimin/korrigjimin e të dhënave personale.
Përditësimi/korrigjimi i së dhënës personale do të kryhet me plotësimin e formularit të Kërkesë për përditësimin/korrigjimin e të dhënave, që në mënyrë elektronike dorëzohet tek shoqëria në contact@kbprvo.com.mk / azuriranje@kbprvo.com.mk.
Shoqëria do t’i kryejë ndryshimet e cekura në kërkesë me bisedë telefonike dhe me konfirmim nga ana e klientit.
Përditësimi/korrigjimi i të dhënave për adresën e banimit dhe/ose adresën e korrespondencës së një anëtari mund të bëhet me telefonatë duke telefonuar numrat e kontaktuese të kompanisë.
Ndryshimi online i të dhënave personale
Me qëllim ndryshimin e të dhënave personale, keni nevojë për KOD VERIFIKIMI me të cilin ju personalisht do t’i konfirmoni të dhënat e reja në profilin tuaj.
Atë mund ta fitoni në adresën tuaj e-mail ose në adresën tuaj shtëpiake (adresa për korrespodencë), të regjistruara paraprakisht në evidencën e Shoqërisë.
Që ta regjistroni adresën tuaj e-mail ose që të kërkoni dorëzim të KODIT TË VERIFIKIMIT, ju lutemi të na kontaktoni në numrin e telefonit 02/ 32 43 777 ose 02/ 32 43 772.
Pas fitimit të kodit, ju lutemi që:
- Regjistrohuni në LLOGARIA IME, duke i përdorur emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin nga ana e Shoqërisë dhe të dorëzuar në bashkëngjitje të raportit vjetor për kursim pensional.
- Në profilin tuaj, bëni ndryshim në të dhënën e nevojshme, duke përdorur shkronja të mëdha cirilike për emrin, mbiemri dhe adresën dhe në fushën për numrin e telefonit mos i vendosni këto simbole – dhe /.
- Klikoni Ruaj, dhe portali do të kërkojë vendosje të KODIT TË VERIFIKIMIT.
- Vendosni kodin e dhënë nga Shoqëria dhe klikoni Dorëzo.