Një anëtar i fondit pensional i detyrueshëm fiton të drejtën e pensionit të pleqërisë në përputhje me Ligjin për Sigurim pensional dhe invalidor, ose në moshë prej 62 vjet për gratë dhe 64 vjet për burrat dhe minimumi 15 vjet stazh pensional.
Kur një anëtar do të fitojë të drejtën e daljes në pension, shuma e plotë e mjeteve të akumuluara në llogarinë e tij mund të shfrytëzohet, me të drejtë për zgjedhje personale të anëtarit për:
Anuiteti pensional dhe kombinimi i tërheqjeve të programuara me anuitetin pensional do të fillojnë të zbatohen kur do të lëshohet licenca e parë për kryerjen e punëve të sigurimit në klasën e anuitevete dhe pagimin i anuiteteve.
Procedura për realizimin e të drejtës për pension pleqërie fillon kur anëtari i fondit pensional paraqet kërkesë për realizimin e të drejtës të daljes në pension tek Fondi për sigurim pensional dhe invalidor në Maqedoni (në tekstin e mëposhtëm: Fondit të SPIMV-së). Pas zbatimit të procedurës Fondit të SPIMV-së dorëzon kopje nga vendimi i marrë me të cilin njihet ose nuk njihet e drejta për pension pleqërie nga Shoqëria pensionale e cila menaxhon me Fondin pensional ku është anëtarësuar aplikuesi i kërkesës. Anëtar i fondit pensional i cili ka llogari individuale në Fondin pensional paraqet kërkesë tek Shoqëria pensionale që në emër të tij fillon me kuotim në Qendrën e kuotimit. Në kërkesë anëtari përcakton se cilat lloje të pagesave të pensionit duhet të përfshihen në kuotim. Pasi të përfundojë periudha e kuotimit, përgatitet tabelë përmbledhëse me të gjitha ofertat e marra për anëtarin e Fondit pensional. Anëtari ka të drejtë të zgjedhë një ofertë nga ofertat e mundësuara në tabelën përmbledhëse në periudhën prej 30 ditë të vlefshmërisë së ofertave.
Në varësi të asaj se cilën ofertë do të zgjedhë anëtari, nënshkruan kontratë me Shoqërinë pensionale oferta e të cilit është pranuar, me Shoqërinë për sigurim ofertën e të cilës ka pranuar ose me Shoqërinë pensionale dhe Shoqërinë për sigurim ofertat e të cilave ka pranuar.
Anëtari i fondit pensional të detyrueshëm i cili nuk ka fituar të drejtën e daljes në pension në Fondit të SPIMV-së, për shkak të mos plotësimit të kushteve ligjore, kërkesën për të drejtën e daljes në pension vetëm nga Shtylla e dytë pensionale e paraqet vetëm tek Shoqërinë pensionale e cila menaxhon me fondin pensional ku është anëtarësuar. Kërkesa për fitimin e të drejtës të daljes në pension vetëm nga Shtylla e dytë pensionale paraqitet pas plotësimit të moshës 65-vjeçare. Anëtari i fondit pensional është i detyruar të paraqesë deklaratë të noterizuar se heq dorë nga e drejta e daljes në pension nga Shtylla e parë pensionale dhe nga e drejta për shumën minimale të pensionit. Anëtari i fondit pensional mund të zgjedhë midis:
Në rastin kur një anëtar i vdekur i Fondit pensional i detyrueshëm nuk ka anëtarë familjar të cilët kanë të drejtë për pension familjar në përputhje me Ligjin për sigurim pensional dhe invalidor, mjetet e llogarisë së këtij anëtari mbeten pjesë e pasurisë së tij dhe me këto mjete veprohet në përputhje me Ligjin për trashëgimi. Deri atëherë, llogaria e anëtarit mbetet e hapur dhe këto mjete konvertohen në njësi kontabiliteti dhe investohen në mënyrë të njëjtë si dhe mjetet e tjera të fondit pensional i detyrueshëm, nga ana e Shoqërisë. Pas transferimit të mjeteve, Shoqëria mbyll llogarinë individuale të anëtarit të vdekur.
Në përputhje me Ligjin për sigurim pensional me financim kapital, anëtarët në fondet pensionale të detyrueshme kanë të drejtë të përdorin mjetet nga llogaria individuale, dhe atë si:
Kur anëtari do të plotësojë kushtet për dalje në pension, ai ka të drejtë për:
Mënyra e përdorimit të mjeteve pas plotësimit të kushteve për pension pleqërie është një zgjedhje personale e anëtarit.
Pavarësisht kësaj, aplikimi i Ligjit për pagimin e pensionit nëpërmjet anuiteteve ose tërheqjeve të programuara, kur një anëtar i fondit pensional të detyrueshëm do të fitojë të drejtën për pension pleqërie sipas Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor, mund të tërheqë shumën e plotë nga llogaria e tij individuale.
Kur anëtari do të plotësojë kushtet për pension invalidor:
Nëse mjetet e akumuluara të anëtarit në fondin pensional të detyrueshëm janë më shumë se shuma e nevojshme për pagimin e një pensioni invalidor, anëtari në fondin pensional mund të zgjedhë një nga të drejtat (blerja e anuiteteve, tërheqje të programuara ose kombinimi i dy opsioneve) që mund ti përdorë anëtari që do të realizoj të drejtën për pension pleqërie.
Nëse, anëtari ose siguruesi përkohësisht i ndarë do të fitojë të drejtën për pension të përkohshëm invalidor në përputhje me Ligjin për sigurim pensional dhe invalidor, pensioni i përkohshëm invalidor paguhet nga Fondit të SPIMV-së, ndërsa mjetet në llogarinë individuale të anëtarit mbeten në Fondin pensional të detyrueshëm derisa anëtari do të realizoj të drejtën për pension pleqërie, invalidor apo familjar.
Në rast të vdekjes së një anëtari: