Side Area Logo
Mirë se vini në faqen tonë të internetit
Lidhu me ne
 

Bëhuni një anëtar

Kush mund të bëhet anëtar në KB FONDIN E PARË TË HAPUR VULLNETAR PENSIONAL – Shkup?

  • Të gjithë personat që janë në moshën 15 deri 70 vjeçare dhe që nuk kanë realizuar të drejtën për pension në përputhje me Ligjin për sigurim pensional dhe invalidor, dhe as nuk janë përdorues të së njëjtës, domethënë persona të cilët nuk tërheqin mjete në përputhje me Ligjin për sigurim të detyrueshëm pensional me financim kapital dhe nuk realizojnë kompensim pensional në përputhje me Ligjin për sigurim vullnetar pensional me financim kapital.
  • Punësimi nuk është një parakusht për anëtarësim, për këtë arsye anëtarë mund të bëhen dhe persona të cilët janë të papunë, të punësuar në projekte ose në misione të huaja, persona të cilët janë të papunë për një kohë të gjatë, persona të cilët nuk kanë të ardhura mbi asnjë bazë, persona për të cilët do të paguhet kontribut shtesë pensional – bashkëshortë, anëtarë të familjes etj.
  • Punonjës të cilët duan dhe mund të kursejnë më shumë për pension, nëpërmjet pagesave të veta si kontribut vullnetar, pagimi i kontributit nga një person i tretë ose kontribut i paguar nga punëdhënësi për anëtarësim të fituar përmes skemës profesionale pensionale.
*Anëtar nuk mund të jetë personi i cili merr pension në përputhje me Ligjin për sigurim pensional dhe invalidor, i cili tërheq mjete në përputhje me Ligjin për sigurim të detyrueshëm pesnional me financim kapital ose realizon kontribut pensional në përputhje me Ligjin për sigurim vullnetar pensional me financim kapital.

Si të bëheni anëtar i KB FONDIT TË PARË TË HAPUR VULLNETAR PENSIONAL?

  • Nënshkruani kontratë për anëtarësim me një agjent të autorizuar të Shoqërisë dhe me pagesën e parë të kontributit vullnetar do të fitoni statusin anëtar;
  • Nënshkruani kontratë për anëtarësim me një agjent të autorizuar të Shoqërisë dhe me një person tjetër që do ta financojë llogarinë tuaj vullnetare individuale dhe me pagesën e parë do të fitoni statusin e anëtarit;
  • Nënshkruani deklaratë pëlqimi për skemën profesionale pensionale që e organizon dhe financon punëdhënësi Juaj dhe me pagesën e parë të kontributeve vullnetare në llogarinë tuaj profesionale do të fitoj statusin e anëtarit;
Shënim: Organizimi i skemës profesionale pensionale nga ana e punëdhënësit Tuaj dhe përfshirja Juaj në të është vendim i punëdhënësit Tuaj.

Si të nënshkruani kontratë për anëtarësim?

  • Ejani në ambientet e KB Shoqërisë së parë pensionale SHA Shkup ose vizitoni ndonjë nga vendet tona të shitjes;
  • Telefononi në numrin 02/ 32 43 772 ose 02/ 32 43 777 dhe agjenti ynë i autorizuar do tju vizitojë në kohën dhe vendin që juve ju përshtatet;
  • Plotësoni kërkesë online dhe sa më shpejt të jetë e mundur do tju kontaktojë një person nga Shoqëria e parë pesnionale.

Si mund të kryeni pagesë të kontributit vullnetar personal?

  • Me depozitë të drejtpërdrejtë në një bankë nga llogaria Juaj e transaksionit;
  • Me depozitë nga llogaria e transaksionit të një personi të tretë – pagues, në rastin kur një person i tretë do të kryej pagesë të kontributit vullnetar pensional në llogarinë tuaj individuale vullnetare*;

* Pagues nuk mund të jetë një person i cili është marrës i pensionit në përputhje me Ligjin për sigurim pensional dhe invalidor, i cili tërheq mjete në përputhje me Ligjin për sigurim të detyrueshëm pensional me financim kapital ose realizon kontribut pensional në përputhje me Ligjin për sigurim vullnetar pensional me financim kapital.

  • Me një urdhër të përhershëm në bankë;
  • Nëpërmjet bankimit përmes internetit në Bankën Komerciale SHA Shkup ose bankave të tjera;
Për skemat profesionale pensionale pagesën e kryen punëdhënësi nga llogaria e tij e transaksionit.

Siguria juaj

Siguria e mjeteve të anëtarëve të KB fondit të parë të hapur vullnetar pensional – Shkup, i menaxhuar nga KB Shoqëria e parë pensionale, si pjesë e sistemit të reformuar pensional është e garantuar nga shumë aspekte:

  1. Ekspertiza, përvoja, madhësia dhe reputacioni i themeluesve të KB Shoqërisë së parë pensionale e cila menaxhon me mjetet Tuaja, ju japin garanci shtesë dhe siguri për punën e saj të suksesshme gjatë menaxhimit me fondet.
    • Banka Komerciale SHA Shkup me punën e saj afatgjatë dhe të suksesshme dhe me pozitën e saj udhëheqëse në sistemin bankar në Republikën e Maqedonisë së Veriut shumë herë është konfirmuar me çmime ndërkombëtare nga institucione dhe revista financiare.
    • Miqësia e parë pokojninska d.d.Ljubljana, ë vitin 6.11.2007 e riorganizuar në Skupina Prva zavarovalniski holding d.d. Ljubljana**, ka përvojë shumëvjeçare të drejtpërdrejtë me sigurimin pensional dhe e zgjeron punën e saj në sigurimin të detyrueshëm dhe vullnetar pensional në vendet e Evropës Juglindore.
  2. Menaxhim profesional me mjetet Tuaja, për sigurinë e vet dhe realizimin e fitimit. Me mjetet tuaja menaxhon ekip shumë profesional, të aftë dhe me përvojë, duke i investuar mjetet tuaja në instrumente të sigurta financiare në përputhje me rregullat ligjore, që mundëson siguri dhe fitim të mjeteve të investuara.
  3. Investimi i mjeteve Tuaja në përputhje me rregullat e rrepta ligjore me qëllim që të realizohet fitim sa më të madh vetëm e vetëm në dobi të anëtarëve dhe anëtarëve të pensionuar, kurse nëpërmjet diversifikimit dhe analizës financiare të minimizohet rreziku nga humbjet. Mjetet e KB fondit të parë të hapur pensional vullnetar – Shkup investohen nën mbikëqyrje të vazhdueshme të Agjencisë për mbikëqyrje për sigurim pensional me financim kapital – MAPAS, dhe banka Kujdestar në mënyrë të sigurt i ruan të ndara nga mjetet e Shoqërisë.
  4. Mjetet e KB fondit të parë të hapur pensional vullnetar – Shkup, në përputhje me ligjin, nuk mund të përdoren në procedurë barazimi ose nëse Shoqëria falimenton, të jepen borxh, të barazohen ose të transferohen në dobi të palëve të treta, përveç se në rastet që janë të përcaktuara në mënyrë rigoroze me ligj.
  5. Agjencia për mbikëqyrje të sigurimit pensional me financim kapital – MAPAS është themeluar për mbikëqyrjen e punës të shoqërive për menaxhimin me fondet pensionale dhe të fondeve pensionale me qëllim që të mbrojë interesat e anëtarëve të tyre. Gjithashtu, MAPAS kryen mbikëqyrje të punës së kujdestarëve dhe menaxherëve të huaj dhe i shqyrton raportet e tyre financiare në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi. Agjencia për mbikëqyrje të sigurimit pensional me financim kapital ka rolin e personit juridik dhe për punën e vet përgjigjet para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Kalimi nga fond tjetёr vullnetar pensional

Çdo person që do kalojë nga një fond tjetër vullnetar pensional në Fondin pensional vullnetar me të cilin menaxhon KB Shoqëria e parë pensionale SHA Shkup, duhet të lidhë kontratë për kalim me një agjent i autorizuar të Shoqërisë dhe të japë Deklaratë për kalim nga një fond vullnetar pensional në një tjetër.

Gjithashtu, duhet të paguhet dhe tarifë për kalim (nëse siguruesi duhet të paguaj këtë kompensim në përputhje me nenin 117, paragrafi 1, pika v) nga Ligji për sigurim vullnetar pensional me financim kapital).

Informacione të sakta për nevojën e pagimit të kompensimit për kalim, sasinë e tij dhe mënyrën e pagimit meren nga Shoqëria pensionale që menaxhon me fondin ekzistues vullnetar pensional të cilën siguruesi dëshiron ta ndryshojë.