Çfarë është një skemë pensionale profesionale?
Skemë pensionale profesionale
Skema pensionale profesionale paraqet një përfitim bashkëkohor që u mundëson kompanive të sigurojnë siguri shtesë financiare për punonjësit e tyre pas pensionimit, duke rritur njëkohësisht besnikërinë dhe motivimin e tyre.
Skema pensionale profesionale – është një produkt në kuadër të sigurimit pensional vullnetar (shtylla e tretë) që organizohet dhe financohet nga punëdhënësi / shoqata e qytetarëve për punonjësit / anëtarët e tij, me qëllim që t’u mundësojë një përfitim financiar në formën e një kompensimi pensional, përkatësisht një pension shtesë krahas pensionit të rregullt.
Kontratë për organizimin e një skeme pensionale profesionale në KB Fondi i Parë i Hapur Vullnetar Pensional – Shkup mund të lidhë një punëdhënës ose një shoqatë e qytetarëve me seli në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Lidh kontratë me KB Shoqëria e Parë Pensionale AD Shkup, të cilën e ka përzgjedhur për të menaxhuar fondin pensional vullnetar.
Punëdhënësi i përcakton rregullat e skemës pensionale profesionale. Ai e organizon dhe e financon atë, vendos për lartësinë dhe frekuencën e kontributeve që do të paguhen, si dhe për numrin e punonjësve që do të marrin pjesë në skemë etj.
Secili pjesëmarrës në skemën pensionale profesionale nënshkruan një deklaratë pëlqimi për pjesëmarrje në skemën pensionale profesionale dhe ia dorëzon atë punëdhënësit.
Skema pensionale paraqet një zgjidhje të favorshme për të dyja palët:
- Punëdhënësi fiton një ekip të motivuar dhe besnik.
- Punonjësit fitojnë siguri më të madhe financiare në të ardhmen dhe besnikëri më të madhe ndaj punëdhënësit.
Pse është një produkt i shkëlqyer për punëdhënësin?
- Mbajtja dhe tërheqja e kuadrove cilësore – organizimi i një skeme pensionale e rrit konkurrencën e kompanisë në tregun e punës.
- Rritje e besnikërisë dhe motivimit të punonjësve.
I jepet vlerë më e madhe një kompanie që mendon dhe investon në sigurinë financiare afatgjatë të stafit të saj.
- Lehtësime tatimore
Pagesat e kontributeve në një fond pensional vullnetar njihen si shpenzim i pranueshëm tatimor nga aspekti i Tatimit mbi Fitimin, në shumë deri në dy paga mesatare mujore bruto, të paguara në vitin paraprak në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
- Perceptimi i kompanisë si shoqërisht e përgjegjshme – kompani që kujdeset për punonjësit e saj. Kjo gjithashtu përmirëson imazhin e saj korporativ.
Pse është i rëndësishëm ky produkt për punonjësit që janë të përfshirë në skemën pensionale profesionale?
- Pension shtesë
Përveç sigurimit pensional të detyrueshëm, me përfshirjen në një skemë pensionale punonjësit fitojnë një burim shtesë të ardhurash gjatë pensionimit.
- Pronësia e mjeteve
Mjetet mbeten në pronësi të punonjësit edhe në rast se ai ndryshon punëdhënësin dhe të njëjtat janë të trashëgueshme.
- Zhvillimi i shprehive për kursim dhe investim
Pagesat automatike dhe të rregullta krijojnë disiplinë financiare dhe i nxisin punonjësit të bëhen anëtarë individualë të shtyllës së tretë dhe të investojnë në mënyrë të pavarur për kompensim pensional.
- Mjetet e paguara investohen dhe realizojnë kthim të vazhdueshëm për anëtarët
Me vendosjen e një skeme pensionale profesionale, kompanitë investojnë në mirëqenien afatgjatë të punonjësve të tyre dhe në një bazë të qëndrueshme për rritje dhe zhvillim të qëndrueshëm.
Prandaj, na kontaktoni dhe investoni në të ardhmen e ekipit tuaj.
Bashkohuni me mbi 2.800 kompani*, të cilat aktualisht kanë lidhur kontrata për skemë pensionale me KB Shoqërinë e Parë Pensionale, për më shumë se 11.000 punonjës të tyre.
Caktoni termin për takim me ekipin tonë të shitjes në tel: 02 324 3777 dhe në mënyrë elektronike në: contact@kbprvo.com.mk !
*Burimi: KB Shoqëria e Parë Pensionale AD Shkup