Shpërblime Për “fondin Më Të Mirë Pensional Në Evropën Qendrore Dhe Lindore 2016” dhe “strategjia Më E Mirë Afatgjatë E Investimit”
KB SHOQËRIA E PARË PENSIONALE SHA SHKUP
Në konferencën e tretë vjetore të fondeve pensionale nga Evropa Qendrore dhe Lindore (CEE Pension funds Conference & Awards 2016) në Pragë, Republika Çeke e mbajtur më 08.03.2016, KB Shoqëria e parë pensionale SHA Shkup fitoi dy çmime prestigjioze “Fondi më i mirë pensional në Evropën Qendrore dhe Lindore 2016” dhe “Strategjia më e mirë afatgjatë e investimit” në organizim të Fleming.
Çmimet janë një konfirmim i suksesit të sistemit pensional të reformuar në Republikën e Maqedonisë dhe i punës profesionale të Shoqërisë në dhjetë vitet e kaluara.
Në konkurrencën e fondeve pensionale nga Çekia, Letonia, Estonia, Kroacia, Bosnja etj., votuar nga 12 gjyqtarë të pavarur, KB Shoqëria e parë pensionale SHA Shkup fitoi vendin e parë në dy kategori. Këto çmime Shoqëria ia kushton të gjithë anëtarëve të Fondit.