AGJENT – person i cili kryen aktivitete të marketingut në fondet pensionale dhe nënshkrimin e kontratave për anëtarësim.
AGJENCIA PËR MBIKËQYRJE TË SIGURIMIT PENSIONAL ME FINANCIM KAPITAL – Agjenci shtetërore e cila është mbikëqyrës e punës së shoqërive, fondeve pensionale dhe rregullues i sigurimit pensional me financim kapital.
AKSION – Letër me vlerë në pronë e cila paraqet pjesë e pandarë dhe ideale e shumës kryesore në shoqërinë aksionare ose ortakërinë e kufizuar me aksione. Aksionet mund të jenë të zakonshme dhe prioritare.
BROKER – NDËRMJETËS BURSE – ndërmjetës i cili kryen urdhra për blerjen ose shitjen e letrave me vlerë në dobi të klientëve ose në emër të vet.
PROVIZION BROKERIMI – Provizion i cili shtëpia e brokerimit e paguan nga klientët e vet për transaksionin e shit-blerjes.
SHTYLLA E DYTË – Komponent i detyrueshëm me financim kapital nga sistemi me tre shtylla, i cili funksionon në parimin e kapitalizimit të mjeteve që do të thotë se punonjësi paraprakisht akumulon kursime para pensionimit personal – llogari individuale në fondin pensional nga shtylla e dytë pensionale, dhe më pas këto kursime i përdor që të financojë një pjesë të pensionit personal. Mjetet e investuara në fond investohen në bazë të rregulloreve të rrepta ligjore me qëllim që të mbrohen mjetet e anëtarëve.
GARANCI – Garanci nga shteti (Buxheti i RM-së) në lartësi prej 80% nga humbja e mjeteve në fondet pensionale të detyrueshme e shkaktuar si rezultat i mashtrimit, vjedhjes dhe shpërdorimit.
DIVERSIFIKIMI – Teknikë për menaxhimin me mjetet, me të cilën sigurohet shumëllojshmëri të instrumenteve financiare në portfolio me qëllim që të përhapet rreziku.
ANËTAR VULLNETAR – Të gjithë siguruesit pensional të cilët kanë qenë të punësuar para vitit 1.1.2003 dhe kanë nënshkruar kontratë për anëtarësim në fondin e detyrueshëm pensional me financim kapital nga Shtylla e dytë pensionale.
LLOGARI VULLNETARE INDIVIDUALE – Llogari personale e personit i cili ka fituar statusin e anëtarit me nënshkrimin e kontratës individuale për anëtarësim në fondin pensional vullnetar të zgjedhur nga shtylla e tretë pensionale në të cilën mblidhen dhe kapitalizohen mjetet personale (pjesa e paguar nga kontributi i reduktuar për kompensimet dhe i rritur për fitimin e realizuar pas investimit.)
LETËR ME VLERË AFATGJATË – Letër me vlerë maturimi i së cilës është një vit kalendarik ose më gjatë se dita e lëshimit të saj.
MATURIMI – Pjesa e mbetur e afatit në të cilin duhet të paguhet (realizohet) një instrument i caktuar financiar i borxhit.
BONO TË THESARIT – Letër me vlerë debitore e afatshkurtër e lëshuar nga Republika e Maqedonisë.
LETRA SHTETËRORE ME VLERË – Letrat shtetërore me vlerë (LSHV) janë letra me vlerë pa rrezik të cilat në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë i lëshon Ministria e Financave e RM-së.
EMITENT – Subjekt juridik i cili zhvillohet, regjistron dhe shet instrumente financiare për financimin me projektet e veta.
ANËTAR I DETYRUESHËM – të gjithë personat – sigurues të cilët për herë të parë janë punësuar pas vitit 1.1.2003 dhe duhet të jenë anëtarë në një fond i detyrueshëm pensional me financim kapital nga shtylla e dytë pensionale.
LIGJI PËR SIGURIM TË DETYRUESHËM PENSIONAL ME FINACIM KAPITAL – Ligji për sigurim të detyrueshëm pensional me financim kapital rregullon sigurimin e detyrueshëm pensional me financim kapital dhe subjektet e përfshira në të.
SHKALLA ZËVENDËSUESE –Lidhja midis pensionit të siguruesit me pagat e tij të realizuara.
INVESTUES – person fizik ose juridik pronar i kapitalit i cili në Pazarin e kapitalit investon në instrumente financiare.
SHOQËRI INVESTUESE – Shoqëria për menaxhimin me fondet, e cila si subjekt të vetëm pune ka krijimin dhe menaxhimin me fondet në emër të vet dhe për llogari të pronarëve të dokumenteve për aksione në fondet e hapura dhe në emër dhe për llogari të aksionarëve në fondet e mbyllura.
PORTFOLIO INVESTUESE – Grupi i instrumenteve financiare në pronësi të një investitori.
LLOGARI INDIVIDUALE – Llogari personale e anëtarit i cili hapet pas anëtarësimit në fondin e detyrueshëm pensional të zgjedhur nga Shtylla e dytë në të cilën mblidhen dhe kapitalizohen mjetet personale (pjesa e paguar nga kontributi i reduktuar për kompensimet dhe i rritur për fitimin e realizuar pas investimit).