Side Area Logo
Mirë se vini në faqen tonë të internetit
Lidhu me ne
 

FJALOR

AGJENT – person i cili kryen aktivitete të marketingut në fondet pensionale dhe nënshkrimin e kontratave për anëtarësim.

 

AGJENCIA PËR MBIKËQYRJE TË SIGURIMIT PENSIONAL ME FINANCIM KAPITAL – Agjenci shtetërore e cila është mbikëqyrës e punës së shoqërive, fondeve pensionale dhe rregullues i sigurimit pensional me financim kapital.

 

AKSION –  Letër me vlerë në pronë e cila paraqet pjesë e pandarë dhe ideale e shumës kryesore në shoqërinë aksionare ose ortakërinë e kufizuar me aksione. Aksionet mund të jenë të zakonshme dhe prioritare.

 

BROKER – NDËRMJETËS BURSE – ndërmjetës i cili kryen urdhra për blerjen ose shitjen e letrave me vlerë në dobi të klientëve ose në emër të vet.

 

PROVIZION BROKERIMI – Provizion i cili shtëpia e brokerimit e paguan nga klientët e vet për transaksionin e shit-blerjes.

 

SHTYLLA E DYTË – Komponent i detyrueshëm me financim kapital nga sistemi me tre shtylla, i cili funksionon në parimin e kapitalizimit të mjeteve që do të thotë se punonjësi paraprakisht akumulon kursime para pensionimit personal – llogari individuale në fondin pensional nga shtylla e dytë pensionale, dhe më pas këto kursime i përdor që të financojë një pjesë të pensionit personal. Mjetet e investuara në fond investohen në bazë të rregulloreve të rrepta ligjore me qëllim që të mbrohen mjetet e anëtarëve.

 

GARANCI – Garanci nga shteti (Buxheti i RM-së) në lartësi prej 80% nga humbja e mjeteve në fondet pensionale të detyrueshme e shkaktuar si rezultat i mashtrimit, vjedhjes dhe shpërdorimit.

 

DIVERSIFIKIMI – Teknikë për menaxhimin me mjetet, me të cilën sigurohet shumëllojshmëri të instrumenteve financiare në portfolio me qëllim që të përhapet rreziku.

 

ANËTAR VULLNETAR – Të gjithë siguruesit pensional të cilët kanë qenë të punësuar para vitit 1.1.2003 dhe kanë nënshkruar kontratë për anëtarësim në fondin e detyrueshëm pensional me financim kapital nga Shtylla e dytë pensionale.

 

LLOGARI VULLNETARE INDIVIDUALE – Llogari personale e personit i cili ka fituar statusin e anëtarit me nënshkrimin e kontratës individuale për anëtarësim në fondin pensional vullnetar të zgjedhur nga shtylla e tretë pensionale në të cilën mblidhen dhe kapitalizohen mjetet personale (pjesa e paguar nga kontributi i reduktuar për kompensimet dhe i rritur për fitimin e realizuar pas investimit.)

 

LETËR ME VLERË AFATGJATË – Letër me vlerë maturimi i së cilës është një vit kalendarik ose më gjatë se dita e lëshimit të saj.

 

MATURIMI – Pjesa e mbetur e afatit në të cilin duhet të paguhet (realizohet) një instrument i caktuar financiar i borxhit.

 

BONO TË THESARIT – Letër me vlerë debitore e afatshkurtër e lëshuar nga Republika e Maqedonisë.

 

LETRA SHTETËRORE ME VLERË – Letrat shtetërore me vlerë (LSHV) janë letra me vlerë pa rrezik të cilat në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë i lëshon Ministria e Financave e RM-së.

 

EMITENT – Subjekt juridik i cili zhvillohet, regjistron dhe shet instrumente financiare për financimin me projektet e veta.

 

ANËTAR I DETYRUESHËM – të gjithë personat – sigurues të cilët për herë të parë janë punësuar pas vitit 1.1.2003 dhe duhet të jenë anëtarë në një fond i detyrueshëm pensional me financim kapital nga shtylla e dytë pensionale.

LIGJI PËR SIGURIM TË DETYRUESHËM PENSIONAL ME FINACIM KAPITAL – Ligji për sigurim të detyrueshëm pensional me financim kapital rregullon sigurimin e detyrueshëm pensional me financim kapital dhe subjektet e përfshira në të.

 

SHKALLA ZËVENDËSUESE –Lidhja midis pensionit të siguruesit me pagat e tij të realizuara.

 

INVESTUES – person fizik ose juridik pronar i kapitalit i cili në Pazarin e kapitalit investon në instrumente financiare.

 

SHOQËRI INVESTUESE – Shoqëria për menaxhimin me fondet, e cila si subjekt të vetëm pune ka krijimin dhe menaxhimin me fondet në emër të vet dhe për llogari të pronarëve të dokumenteve për aksione në fondet e hapura dhe në emër dhe për llogari të aksionarëve në fondet e mbyllura.

 

PORTFOLIO INVESTUESE – Grupi i instrumenteve financiare në pronësi të një investitori.

 

LLOGARI INDIVIDUALE – Llogari personale e anëtarit i cili hapet pas anëtarësimit në fondin e detyrueshëm pensional të zgjedhur  nga Shtylla e dytë në të cilën mblidhen dhe kapitalizohen mjetet personale (pjesa e paguar nga kontributi i reduktuar për kompensimet dhe i rritur për fitimin e realizuar pas investimit).