Side Area Logo
Mirë se vini në faqen tonë të internetit
Lidhu me ne
 

Politka e investimeve

Politka e investimeve

FOND I DETYRUESHËM

KB Shoqata e parë pensionale SHA Shkup investon mjetet e anëtarëve të Fondit të detyrueshëm, me të cilat menaxhon në përputhje me rregulla dhe parime rreptësisht të vendosura, nën mbikëqyrjen e vazhdueshme të Agjencionit për mbikëqyrje të sigurimit pensional me financim kapital, dhe Banka mbajtës i ruan mjetet e Fondit pensional të ndara nga mjetet e Shoqatës.

Mjetet e Fondit pensional investohen me qëllim që të sigurohet siguria e mjeteve, diversifikimi i rreziqeve të investimit dhe ruajtja e nivelit adekuat të likuiditetit.  Shoqëria do të përqendrojë përpjekjet e saj në arritjen e normës afatgjatë (rreth 30 vjet) nominale të interesit për së paku 2 pikë përqindjeje mbi normën e inflacionit (CPI) për të njëjtën periudhë, dmth arritjen e normës reale të interesit për të paktën 2%.

Në procesin e alokimit të mjeteve dhe buxhetimit të rrezikut merret në konsideratë natyra afatgjatë e detyrimeve, ose struktura e moshës së anëtarëve të Fondit.

Menaxhimi i mjeteve të Fondit do të kryhet nëpërmjet një portfolio të balancuar e të përbërë nga: investime në instrumente me kontribut variabël dhe investime në instrumente me të ardhura fikse.

Qëllimi i investimeve në aksione është për të maksimizuar rritjen reale afatgjatë të mjeteve, ndërsa me investimet në instrumente me të ardhura fikse pritet të gjenerohen të ardhura të qëndrueshme dhe të sigurohet mbrojtje të portfolios.

Investimet jashtë vendit do të bëhen në fondet e investimeve, kryesisht, në fondet e indeksit.

Me investimin në fondet ndërkombëtare më të mëdha dhe më të diversifikuara të indeksit arrihet ekspozim pasiv në tregun e huaj të kapitalit, si dhe kontroll në shpenzimet e investimeve. Si një pikë referimi për strukturën rajonale të portofolios për aksionet e huaja do të merret indeksi MSCI ACWI.

Menaxhimi me preziqet

Menaxhimi me fondet të KB Shoqërisë së parë pensionale SHA Shkup bazohet në parimin e detyrave fiduciare, dhe në këtë proces rëndësi të veçantë i kushtohet procedurave në menaxhimin me rreziqet.

Rreziku mund të përkufizohet si kombinim i një ngjarje që ka gjasa të ndodhë dhe ndikimin që mund të shkaktojë. Menaxhimi me rreziqet ëshë proces i identifikimit, matjes, menaxhimit dhe kontrollit të rreziqeve. Ky proces duhet të rezultojë me të mirën e të gjitha niveleve strategjike.

Procedurat për menaxhimin me rreziqet janë të bazuara në konceptin e menaxhimit me rreziqet në nivel të kompanisë (Enterprise risk management ERM). Ky koncept ofron kornizë për menaxhimin me rreziqet, dhe është i përbërë nga:

  • Identifikimi i ngjarjeve individuale si rreziqe;
  • Matja e rreziqeve nëpërmjet gjasave dhe ndikimeve të ngjarjeve të vetme;
  • Menaxhimi me rreziqet;
  • Kontrolli i rreziqeve;

Rreziqet e identifikuara me të cilat menaxhohet janë grupuar në grupet e mëposhtme: Rreziqe financiare, Rreziqe pensionale, Rreziqe operacionale dhe Rreziqe të jashtme.

KB Shoqëria e parë pensionale gjatë funksionimit së saj përballet me shumë rreziqe, disa prej të cilave përfaqësojnë sfida të rëndësishme. Qasje proaktive në procesin e menaxhimit me rreziqet rezulton në avantazhe për të gjithë pjesëmarrësit në sistem, duke i përfshirë dhe anëtarët, pronarët, punonjësit dhe regullatorin.