Kush mund të jetë anëtar?
Personat e siguruar që për here të parë qasen në sigurimin e detyrueshëm pensional dhe invalidor pas datës 1 janar 2019 dhe në datën e qasjes janë më rinj se 40 vjeç janë të obliguar që të anëtarësohen dhe të paguajnë kontribute në fondin e detyrueshëm pensional sipas dëshirës vetjake derisa të kenë vetinë e personit të siguruar në sigurimin e detyrueshëm pensional dhe invalidor.
Fondi i SPIMV i shpërndan në mënyrë të përkohshme këta persona të siguruar nga dita e qasjes në sigurimin e detyrueshëm pensional dhe invalidor.
Personat e siguruar janë të obliguar që të anëtarësohen në fondin e detyrueshëm pensional në afat prej tre muajsh llogaritur nga data e qasjes në sigurimin e detyrueshëm pensional dhe invalidor, me nënshkrimin e kontratës për anëtarësim me agjent të shoqërisë pensionale që menaxhon me fondin e detyrueshëm pensional të zgjedhur.
Pas skadimit të këtij afati, personat e siguruar që nuk do të nënshkruajnë kontratë për anëtarësim bëhen anëtarë të shpërndarë në mënyrë të përhershme në fondin e detyrueshëm pensional që ishin shpërndarë në mënyrë të përkohshme.
Personat e siguruar që gjatë periudhës së sigurimit do të fitojmë bazë të personit të siguruar si fermer individual, persona fizikë që janë të regjistruar si kryes të veprimtarisë së pavarur për tregti me pakicë nëpër tezga dhe tregje përfundojnë që të jenë anëtarë në shtyllën e dytë.
Personat e siguruar të cilëve stazhi i llogaritet me kohëzgjatje të zmadhuar (stazh me benefite) dhe personat e siguruar nga kreu VII nga Ligji për SPI* nuk përfshihen në shtyllën e dytë, nëse kanë stazh të papërfunduar të sigurimit me kohëzgjatje të zmadhuar që mundëson zvogëlim të kufirit të pleqërisë për realizimin e së drejtës së pensionit të pleqërisë për të paktën 1 vit.
Anëtar që ka përfunduar stazh sigurimi me kohëzgjatje të zmadhuar që mundëson zvogëlim të kufirit të pleqërisë për realizimin e së drejtës së pensionit të pleqërisë për të paktën 1 vit, mund të zgjedhë që ta vazhdojë anëtarësimin në shtyllën 2 pensionale me deklaratë me shkrim për vazhdimin e anëtarësimit në fondin e detyrueshëm pensional në afat prej 3 muajsh nga përfundimi i stazhit të sigurimit. Në të kundërt, pas skadimit të këtij afati i përfundon anëtarësimi në fondin e detyrueshëm pensional dhe mjetet monetare nga llogaria individuale transferohen në Fondin e SPIMV.
*persona të siguruar nga kreu VII nga Ligji për SPI janë: persona të siguruar nga mbrojtja, persona të siguruar nga punët e brendshme dhe nga institucionet e penitenciare dhe shtëpitë penitenciare, persona të siguruar nga Agjencia e zbulimit, dhe Agjencia operative teknike, persona të siguruar nga Agjencia e sigurisë kombëtare.
Personat e siguruar që janë në marrëdhënie pune ose janë persona të vetëpunësuar me orar të plotë pune dhe për të cilët është përcaktuar lirim nga pagesa e kontributeve për sigurimin e detyrueshëm social në pajtueshmëri me Ligjin për punësim dhe sigurim në rast të papunësisë nuk janë anëtarë të detyrueshëm në shtyllën e dytë pensionale për periudhën për të cilën është përcaktuar lirimi nga pagesa e kontributeve nga sigurimi i detyrueshëm social.
Shpjegim për kategoritë e personave të siguruar që transferohen në fondin e SPIMV në pajtueshmëri me Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurim të detyrueshëm pensional me financim kapital („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë“, nr. 245/2018)
Për personat e lindur para datës 1 janar të vitit 1967, dhe që janë të punësuar për herë të parë nga data 1.1.2003 anëtarësimi u përfundon në fondin e detyrueshëm pensional më 1 janar 2019 dhe mjetet e tyre monetare në pajtueshmëri me Ligjin do të transferohen në Fondin për sigurim pensional dhe invalidor të Maqedonisë së Veriut, dhe personat e siguruar mbeten anëtarë vetëm në sigurimin pensional të financuar aktual të themeluar mbi solidaritetin e gjeneratave.
Personat e lindur para datën 1 janar të vitit 1967, dhe të punësuar para datën 1.1.2003 kanë të drejtë që të zgjedhin nëse do ta ndërpresin apo do ta vazhdojnë anëtarësimin në shtyllën e dytë pensionale me plotësimin e deklaratës nëpërmjet personit të autorizuar nga Shoqëria ose Agjencia për mbikëqyrje të sigurimit pensional me financim kapital – MAPAS, jo më vonë de data 30 shtator e vitit 2019. Nëse deri atëherë nuk shprehen, anëtarësimi i tyre përfundon në fondin e detyrueshëm pensional deri më datën 30 shtator të vitit 2019 dhe mjetet monetare transferohen në Fondin e SPIMV.