Side Area Logo
Mirë se vini në faqen tonë të internetit
Lidhu me ne
 

Për anëtarët

Kujdes aktiv për anëtarët

Me punën e vet, KB Shoqëria e parë pensionale kërkon që plotësisht të justifikojë Besimin tuaj sepse Ju jeni arsyeja e ekzistencës së saj.

Shoqëria jonë gjithmonë është e hapur për komunikim me Ju dhe është në dispozicion për çdo pyetje dhe koment, pra, duke krijuar marrëdhënie afatgjatë dhe cilësore me çdo anëtar në mënyrë individuale dhe duke besuar se vetëm në këtë mënyrë arrihet sukses në atë që bëjmë.

Për të gjithë Ju, që keni zgjedhur KB Shoqërinë e parë pensionale dhe ata të cilët në të ardhmen do ta zgjedhin, Ju mundësojmë kontroll të plotë në mjetet tuaja, duke marrë në konsideratë mundësitë e çdo anëtari në Fondin me të cilin menaxhojmë të ketë qasje drejt këtyre informacioneve dhe në të njëjtën kohë duke gjetur zgjidhje më të përshtatshme për Ju.

Në përputhje me qëllimin tonë të caktuar – që të jemi të hapur, të drejtpërdrejt dhe transparent në punën tonë në çdo kohë (24 orë në ditë, 365 ditë në vit) – ne ju ofrojmë të drejtat dhe privilegjet e mëposhtme:

Në përputhje me Ligjin për sigurim pensional me financim kapital, Shoqëria është e obliguar një herë në vit (jo më vonë se 31.3. për gjendjen e 31.12. të vitit të mëparshëm) të paraqesë raport për gjendjen e mjeteve në llogarinë individuale, në adresën e shtëpisë së anëtarëve dhe anëtarëve të pensionuar të fondit pensional të detyrueshëm me të cilin menaxhon.

Përveç kësaj, KB Shoqëria e parë pensionale Ju mundëson kontroll në mjetet tuaja në çdo kohë, duke përdorur një nga mënyrat e mëposhtme:

  1. Thirrje telefonike 02/ 32 43 772 ose  02/ 32 43 777 (çdo ditë pune 08:00 – 16:00) me të cilën do të merrni udhëzime për mënyrën më të shpejtë e shqyrtimit në llogarinë tuaj;
  2. Verifikim në internet
  3. Me shkrim (plotësoni Kërkesë për raport për gjendjen në llogarinë individuale, nënshkruani personalisht dhe dorëzoheni në adresën tonë: Rr. Mitropolit Teodosij Golloganov nr.6, 1000 Shkup, personalisht apo me postë)

E rëndësishme: Shoqëria nuk paguan tarifë për kryerjen e shërbimeve që ia ofron anëtarëve të saj.

Ju informojmë se keni mundësi që të merrni njoftime ligjore dhe të tjera me postë elektronike (e-mail). Gjithçka që duhet të bëni është të plotësoni një  Formular për raportimin e anëtarit në mënyrë elektronike.

Formularin e plotësuar dhe të nënshkruar mund ta dorëzoni të skanuar nëpërmjet postës tek KB Shoqëria e parë pensionale AD Shkup në adresën Rr. Mitropolit Teodosij Golloganov nr.6, 1000 Shkup ose personalisht në çdo filial të Komercijalna Banka AD Shkup dhe Shparkase Banka AD Shkup që janë të përmendura në faqen tonë të internetit në menynë „Rrjeti“.

Krahas raportimit të rregullt vjetor për gjendjen në llogarinë individuale, KB Shoqëria e parë pensionale të paktën një herë në vit i informon anëtarët dhe anëtarët e pensionuar të Fondit të detyrueshëm pensional me të cilin menaxhon edhe për:

  • Fitimi në KB Fondin e parë të hapur të detyrueshëm pensional – Shkup;
  • Kompensimet e paguara dhe tarifat e transaksioneve;
  • Vlera dhe pjesëmarrja e mjeteve në Fondin pensional në klasat e mjeteve;
  • Lloji dhe emetuesi i letrës përkatëse me vlerë.

Këto informacione dorëzohen së bashku me raportin për gjendjen e mjeteve në llogarinë individuale (jo më vonë se 31.3. për gjendjen e 31.12. të vitit të mëparshëm), por me kërkesë të anëtarit/anëtarit të pensionuar, dhe të njëjtat publikohen në faqen e internetit të Shoqërisë.

Me qëllim që raportimi i rregullt të kryhet në mënyrë të saktë dhe në kohë për llogarinë tuaj individuale, ose raportime të tjera ligjore që Shoqëria ju paraqet në adresën tuaj, është shumë e rëndësishme që të dhënat tuaja të jenë plotësisht të sakta dhe të përditësuara në kohë në Regjistrin e anëtarëve të fondit të detyrueshëm pensional me të cilin menaxhon KB Shoqëria e parë pensionale SHA Shkup.

Informacionet e sakta do na mundësojnë të kemi komunikim në kohë, të rregullt dhe të suksesshëm me secilin prej Jush.

Përditësim dhe korrigjim i të dhënave personale të anëtarit të fondit pensional të detyrueshëm kryhen përmes shqyrtimit të drejtpërdrejtë në kartën e identitetit të personit që kërkon ndryshimin e të dhënave nga ana e personit të autorizuar të kompanisë ose të agjentit.

Informacione të mëtejshme mbi procedurën për përditësimin ose korrigjimin e të dhënave personale, përmes përfaqësuesit tonë, mund të merren në telefonat kontaktues të Kompanisë.

Duke filluar nga data 14.04.2020, në pajtueshmëri me ndryshimet në rregulloren ligjore, u mundësua një mënyrë më e thjeshtë për përditësimin/korrigjimin e të dhënave personale.

Përditësimi/korrigjimi i së dhënës personale do të kryhet me plotësimin e formularit të  Kërkesë për përditësimin/korrigjimin e të dhënave , që në mënyrë elektronike dorëzohet tek shoqëria në contact@kbprvo.com.mk. Shoqëria do t’i kryejë ndryshimet e cekura në kërkesë me bisedë telefonike dhe me konfirmim nga ana e klientit.
Përditësimi/korrigjimi i adresës së banimit dhe/ose adresës së korrespondencës të një anëtari mund të bëhet me telefonatë, me paraqitje në numrat telefonike për kontakt të kompanisë.

Ndryshimi Online të të dhënave personale

Me qëllim që të ndryshoni të dhënat personale online, ju keni nevojë për një KOD VERIFIKIMI me të cilin ju personalisht do të verifikoni të dhënat e reja në profilin tuaj.

Të njëjtin mund ta fitoni në adresën tuaj e-mail ose në adresën tuaj shtëpiake (adresa për korrespodencë), më parë të regjistruar në regjistrin e Shoqërisë.

Për të regjistruar adresën tuaj e-mail ose të kërkoni dorëzimin e KODIT VERIFIKUES ose informacione të tjera shtesë, Ju lutemi të na kontaktoni në numrin e telefonit 02/ 32 43 777 или 02/ 32 43 772.

Pas fitimit të kodit, ju lutemi si në vijim:

  1. Identifikohuni në LLOGARINË TIME, duke i përdorur emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin nga ana e Shoqërisë dhe të dorëzuar në bashkëngjitje të raportit vjetor për kursim pensional.
  2. Në profilin Tuaj, bëni ndryshim të informacionit të nevojshëm, duke përdorur shkronja të mëdha cilirike për emrin, mbiemrin dhe adresën, dhe në fushën për numrin e telefonit mos përdorni simbolet – dhe /.
  3. Klikoni Ruaje, pas së cilës portali do të kërkojë shënimin e KODIT VERIFIKUES.
  4. Futni kodin të lëshuar nga Shoqëria dhe klikoni Paraqit.

Me qëllim që të arrihet marrëdhënie afat-gjatë dhe cilësore me anëtarët e fondit me të cilin menaxhon, KB Shoqëria e parë pensionale SHA Shkup vendosi procedurë për pranim, përpunim dhe përgjigje të të gjitha kërkesave, vërejtjeve, komenteve ose ankesave nga ana Juaj. Besojmë se, nëse ka ndonjë keqkuptim, do ta zgjidhim vetëm në këtë mënyrë, për të ruajtur besimin e anëtarëve.

Nëse keni ankesa për çdo pjesë të punës të KB Shoqërisë së parë pensionale SHA Shkup, ju lutemi plotësoni Formularin për ankesa, nënshkruani personalisht dhe dorëzoheni në adresën e Shoqërisë, me postë ose personalisht në zyrën tonë në adresën e mëposhtme:

KB Shoqëria e parë pensionale SHA Shkup, Rr. Mitropolit Teodosij Golloganov nr.6, 1000 Shkup.

Formularin mund ta dorëzoni në faksin e Shoqërisë ose në mënyrë elektronike, në e-mailin e Shoqërisë.

KB Shoqëria e parë pensionale do të shqyrtojë ankesën dhe do të paraqesë përgjigje ndaj çdo ankese të marrë, sa më shpejt të jetë e mundur.

Të dhëna për anëtarët e ndarë

Nëse jeni person i siguruar që për herë të parë është qasur në sigurimin e detyrueshëm pensional dhe invalidor pas datës 1 janar 2019 dhe në datën e qasjes keni qenë më i ri se 40 vjeç, dhe në afatin ligjor prej 3 muajsh pas punësimit nuk keni lidhur kontratë për anëtarësim me asnjë shoqëri për menaxhim me fondet pensionale, në pajtueshmëri me Ligjin për sigurimin e detyrueshëm pensional me financim kapital, ju jeni anëtar i shpërndarë në një nga fondet e detyrueshme pensionale të Fondit të SPIMV.

Agjencia e informon në kohë çdo sigurues të ndarë për fondin pensional të detyrueshëm në të cilin është ndarë përkohësisht, si dhe për të drejtat dhe detyrimet që dalin nga anëtarësimi.

Nëse tashmë keni marrë njoftim se jeni anëtar i ndarë i KB fondit të parë të hapur të detyrueshëm pensional – Shkup, dhe akoma nuk keni dorëzuar të dhënat tuaja personale në Shoqëri, Ju lutemi si në vijim:

  1. Printoni  Formularin për të dhënat personale të anëtarëve të ndarë dhe në mënyrë të lexueshme plotësoni me shkronja të shtypit;
  2. Nënshkruani formularin personalisht;
  3. Formularin të cilin e plotësoni plotësisht dhe e nënshkruani personalisht e dorëzoni në ambientet e Shoqërisë – KB Shoqëria e parë pensionale SHA Shkup, Rr. Mitropolit Teodosij Golloganov nr.6, 1000 Shkup (personalisht ose me postë).
Me vetë dorëzimin e Formularit të plotësuar në mënyrë të saktë, të dhënat tuaja do të futen në Regjistrin e anëtarëve të KB fondit të parë të hapur të detyrueshëm pensional – Shkup, me qëllim që të fitoni raportime të rregullta për gjendjen në llogarinë tuaj individuale dhe raportime të tjera të cilat në përputhje me Ligjin për sigurim të detyrueshëm pensional me financim kapital, Shoqëria ia dorëzon anëtarëve të saj.