Side Area Logo
Mirë se vini në faqen tonë të internetit
Lidhu me ne
 

Edicioni i tetë i Ditëve të edukimit financiar 26-28 nëntor 2024

Edicioni i tetë i Ditëve të edukimit financiar 26-28 nëntor 2024

Nga data 26 deri më 28 nëntor të këtij viti do të mbahet edicioni i tetë i ditëve të edukimit financiar i organizuar  nga institucionet rregullatore financiare: Banka popullore, Ministria e financave, Komisioni i letrave me vlerë, Agjencia për mbikëqyrje të financimit kapital të sigurmit pensional – MAPAS dhe Agjencia për mbikëqyrjen e sigurimeve, së bashku me sektorin financiar privat.

MAPAS, si një nga organizatorët dhe pjesëmarrës të Ditëve të edukimit financiar, së bashku me shoqëritë pensionale KB Shoqëria e parë pensionale SHA Shkup, Shoqëria Pensionale SAVA SHA. Shkupi, TRIGLAV SHOQËRIA PENSIONALE SHA Shkup dhe VFP SHOQËRIA PENSIONALE AD SHKUP bëjnë thirrje publike për të gjithë qytetarët e interesuar që të vizitojnë faqen e internetit dhe mediat sociale të MAPAS-it dhe shoqërive pensionale që të informohen dhe edukohen për financimin kapital të sigurmit pensional dhe llogarinë e tyre individuale. Informimi në kohë për gjendjen në sistemin pensional si dhe të drejtat dhe detyrimet e anëtarëve do t’ju mundësojnë  që të marrin vendim në kohën e duhur dhe të kërkojnë ndihmë në vendin e duhur, por edhe të ndërmarrin aktivitete tjera efektive për të përmirësuar mirëqenien e tyre financiare dhe kursimeve pensionale që do t’ju sigurojnë atyre ditë të sigurta pensionale.

Ditët e edukimit financiar këtë vit do të organizohen kryesisht si ligjerata edukative. Për realizimin e edukimit financiar dhe përfshirjes financiare në pjesën e financimit kapital të sigurmit pensional ju njoftojmë për disa aktivitete për shënimin e Ditëve të edukimit financiar 2024, më:

  • 26 nëntor 2024 në ora 11:00: prezentime edukative për profesorë dhe studentë të Universitetit të Shkupit;
  • 27.11.2024 në ora 12:00: prezentime edukative për stafin mësimdhënës në SHF “Sveti Kliment Ohridski” – Komuna Butel;
  • 28.11.2024 ora 13:30: prezentime edukative për stafin mësimdhënës të shkollave fillore në komunën Kisella Vodë.

Qëllimi i këtyre aktiviteteve që ne zbatojmë është të forcojmë edukimin financiar, të inkurajojmë përfshirjen financiare, të rrisim ndërgjegjen dhe mbrojtjen e konsumatorëve të shërbimeve financiare.

Për më shumë informacione vizitoni web faqen të internetit dhe rrjetet sociale:

http://www.mapas.mk

https://www.facebook.com/mapas.mk

https://www.instagram.com/mapas.mk

https://www.linkedin.com/company/mapasmk/

NO COMMENTS

Sorry, the comment form is closed at this time.