Side Area Logo
Mirë se vini në faqen tonë të internetit
Lidhu me ne
 

Edicioni i tetë i Ditëve të edukimit financiar 26-28 nëntor 2024

Edicioni i tetë i Ditëve të edukimit financiar 26-28 nëntor 2024

Shkup, – 26.11.2024, u mbajt manifestimi i parë edukativ në kuadër të edicionit të tetë të Ditëve të edukimit financiar.

Në kuadër të Ditëve të edukimit financiar, Agjencia për mbikëqyrje të financimit kapital të sigurmit pensional – MAPAS, si një nga organizatorët dhe pjesëmarrësit e Ditëve të edukimit financiar së bashku me shoqëritë pensionale KB Prvo penzisko AD Skopje, SAVA Penzisko SHA Shkup, Triglav SHA Shkup dhe VFP AD Skopje, mbajtën ngjarje edukative për stafin mësimdhënës në SHM ”Sveti Kliment Ohridski” – Komuna e Butelit duke theksuar nevojën për edukim dhe gjithëpërfshirje financiare në kohë.

Përfaqësuesit nga shoqëria Pensionale Sava – Zoran Gabedanov, KB shoqëria e Parë Pensionale – Susana Boshkovska Zlatarevska, shoqëria Pensionale Triglav – Marina Martinovska dhe shoqata Pensionale VFP – Svetlana Tasevska në prezantimet e tyre dhanë një pasqyrë të rëndësisë së sistemit pensional i cili është për brezat që vijnë dhe është një shembull sesi planifikimi i kujdesshëm mund të sigurojë stabilitet për të gjithë ne dhe gjithashtu dërguan një thirrje për të pranishmit të interesohen dhe të mendojnë për pensionin dhe cilësinë e ditëve të tyre të pensionit.

Ditët e edukimit financiar organizohen si ligjërata edukative, ndërsa në kuadër të ditës së nesërme në ora 13:30 do të vizitohet Komuna e Kisella Vodës për të mbajtur një ligjëratë edukative për stafin mësimdhënës të shkollave fillore nga komuna në fjalë.

Për më shumë informacione vizitoni web faqen të internetit dhe rrjetet sociale:

http://www.mapas.mk

https://www.facebook.com/mapas.mk

https://www.instagram.com/mapas.mk

https://www.linkedin.com/company/mapasmk

NO COMMENTS

Sorry, the comment form is closed at this time.